☁️
Tiranë 19°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,619 ▼1.32%
DOW 52,106 ▼0.45%
NASDAQ 25,620 ▼2.16%
NAFTA 104.18 ▲2.14%
ARI 3,921 ▼2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,472 ▼ -4.7% ETH $2,245 ▼ -4.35% XRP $1.2485 ▼ -4.24% SOL $94.9900 ▼ -6.74%
S&P 500 7,619 ▼1.32 % DOW 52,106 ▼0.45 % NASDAQ 25,620 ▼2.16 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,921 ▼2.74 % S&P 500 7,619 ▼1.32 % DOW 52,106 ▼0.45 % NASDAQ 25,620 ▼2.16 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,921 ▼2.74 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Sporti

Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Blerim Gashani, e ka cilësuar si një moment historik për sportin e Kosovës nënshkrimin e Deklaratës së Synimit për themelimin e Komitetit Franko-Kosovar për mbështetjen e organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe Marrëveshjes së Kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD).

Përmes një postimi në Facebook, Gashani tha se këto dy dokumente përfaqësojnë një hap vendimtar në rrugëtimin drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe do të mbështesin investimet infrastrukturore në kuadër të përgatitjeve për këtë ngjarje sportive.

Ai theksoi se që nga dita e parë e marrjes së detyrës si ministër, një nga prioritetet kryesore ka qenë krijimi i kushteve për realizimin e këtij partneriteti strategjik. Sipas tij, pas muajsh pune intensive, koordinimi institucional dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, procesi u kurorëzua me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, të cilat, siç u shpreh ai, hapin një kapitull të ri për sportin dhe zhvillimin e infrastrukturës sportive në Kosovë.

Gashani falënderoi Republikën Franceze, Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD), si dhe të gjithë partnerët dhe institucionet që kontribuuan në këtë proces, duke vlerësuar se ky është rezultat i një pune të përbashkët dhe i një vizioni të qartë për ta pozicionuar Kosovën në mesin e organizatorëve të ngjarjeve më të mëdha sportive ndërkombëtare. /KosovaPress/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.