☁️
Tiranë 9°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.70 ▲3.39%
ARI 4,839 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,138 ▼ -3.91% ETH $2,199 ▼ -5.3% XRP $1.4615 ▼ -3.77% SOL $89.9800 ▼ -5.06%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.70 ▲3.39 % ARI 4,839 ▼1.17 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.70 ▲3.39 % ARI 4,839 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Sulmet ndaj Vlahutin, reagon KE: Kërcënimet synojnë të frikësojnë ambasadoren

Komisioni Europian ka reaguar pas kërcënimeve të bëra në adresë të ambasadores së BE-së në Tiranë Romana Vlahutin.

Në një prononcim për BIRN, Komisioni Evropian deklaroi se nuk do të tolerojë kërcënime për të intimiduar drejtuesen e BE-së në Shqipëri dhe stafin e delegacionit.

“Thirrjet për dhunë dhe gjuha e urrejtjes janë të papranueshme”, thuhet në deklaratë.

Kërcënimet synojnë të frikësojnë ambasadoren që të bëj punën e saj, e cila vitin e fundit është fokusuar tek Reforma në Drejtësi në Shqipëri.

Bashkimi Evropian shpreson se opinion publik shqiptar do të jetë në anën e ambasadores në këtë betejë, dhe të dënojë gjuhën e urrejtjes dhe përpjekjet për të frikësuar diplomaten e lartë.

Gazetari Kastriot Myftaraj, u arrestua më herët pasi bëri thirrje për vrasjen e ambasadores së BE-së Romana Vlahutin.

“Kështu që çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist. Në këtë histori ka vetëm një terroriste që është Kurva e Pantovçakut, e cila e mbetur pa tutor punon për llogari të Beogradit”, shkruante Myftaraj në një shkrim të tijin.

Fill pas kësaj ngjarje, figura të rëndësishme u sensibilizuan me diplomaten e akredituar në vendin tonë. Një prej tyre ishte edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare i cili përmes një letre personale i kërkoi ndjesë deri në përulësi ambasadores Vlahutin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.