🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.64 ▲6.51%
ARI 4,664 ▼3.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,509 ▼ -3.29% ETH $2,047 ▼ -4.33% XRP $1.3117 ▼ -3.37% SOL $79.1400 ▼ -5.55%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.64 ▲6.51 % ARI 4,664 ▼3.09 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.64 ▲6.51 % ARI 4,664 ▼3.09 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Sulmohet mësuesi francez, agresori përmend Shtetin Islamik

Një mësues u sulmua në klasën e tij, në një shkollë të periferisë veriore të Parisit, Aubervilliers, nga një person, i cili në akt e sipër përmendi Shtetin Islamik.

Ngjarja ndodhi në kohën kur mësuesi ishte vetëm në klasë. Agresori – sipas mediave franceze, – ka përdorur një prerëse letrash e një palë gërshërë, mjaftueshëm sa për ta plagosur viktimën e tij duke e çarë në fyt.

Këto në fakt ishin mjete që i gjeti aty për aty, pasi në shkollë ka hyre i paarmatosur, edhe pse në kokë mbante një maskë. Jeta e mësuesit nuk është në rrezik, ndërsa policia është vënë në kërkim të agresorit, që u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Franca vazhdon të mbetet në gjendje alarmi, pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, ku humbën jetën 130 vetë. Sipas një prokurori të zonës, burri ka thirrur me të madhe: është Shteti Islamik dhe ky për ju është një paralajmërim. Pas kësaj është larguar në këmbë.

Dega e Antiterrorit pranë zyrës së kryeprokurorit në Paris nisi menjëherë një hetim për tentativë për vrasje të lidhur me një akt terrorist.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.