Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,020 ▲ +1.39% ETH $2,063 ▲ +1.57% XRP $1.3256 ▲ +2.22% SOL $80.1700 ▲ +2.21%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tahiri: Lufta kundër ekstremizmit fetar, prioritet i qeverisë

Ministria e Brendshme organizoi paraditen e së premtes konferencën “Radikalizmi fetar dhe ekstremizmi”, nga ku ministri Saimir Tahiri theksoi se qeveria e ka prioritet luftën kundër radikalizmit fetar.

Tahiri nënvizoi se “toleranca fetare në Shqipëri është element kyç kundër ekstremizmit”, por shtoi se “do të ndiqen ngushtë personat që synojnë pjesëmarrjen në luftërat e ekstremizmit”.

Ministri i Brendshëm tha se rol në luftën kundër ekstremizmit fetar do të kenë edhe bashkitë e reja në vend: “Ndarja e re territoriale na imponon një qasje të re, duke i dhënë rolin që duhet komuniteteve vendore në raport me komunitetet fetare, për të ndërtuar mjedise më të sigurta dhe për të parandaluar tendencat e redikalizmit”.

Nga ana e tij, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, tha: “E pranojmë që kemi probleme sociale dhe plani ynë i punës është të mbështetemi te komunitetet fetare për t’i zgjidhur këto probleme”.

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, u shpreh: “Për të luftuar ekstremizmin fetar kërkohet bashkëpunim nga të gjitha vendet”.

Ndërkohë, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, tha se njerëzit duhen ndërgjegjësuar për pranimin e diversitetit: “Jemi munduar të ndërgjegjësojmë qytetarët, po përpiqemi të luftojmë dhe parandalojmë bindjet që mund të çojnë njerëzit drejt ekstremeve. Ndërgjegjësimi i individëve për pranimin e diversiteteve është i rëndësishëm”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.