Ekonomia

TAP hap konkursin për furnizimin me fibra optikë, kontratat fituese nisin punën në 2016

 TapTrans Adriatic Pipeline  (TAP) ka njoftuar se është hapur konkursi për kontratat e para-kualifikimit për furnizimin dhe shpërndarjen me fibra optikë, të sistemit të Kontrollit Mbikëqyrës dhe Matjes së të Dhënave (e njohur me emrin SCADA).

Këto janë kontrata përfundimtare që do jepen nga TAP për ndërtimin e projektit, me kusht që kompanitë të sjellin sendet e duhura (në këtë rast mjetet).

Qëllimi i punës:

– Inxhinierimin, prokurimin dhe instalimin nga SCADA, të telekomunikacionit dhe sistemet e sigurisë. Sistemi SCADA do të sigurojë monitorim të integruar dhe të centralizuar të vazhdueshëm dhe kontroll përgjatë gjithë 878 kilometrash të sistemit të transportit të gazit, me të gjitha të dhënat, duke u transmetuar përsëri në qendrën e kontrollit mbikëqyrës në pranë Terminalit Pritës së TAP(PRT) në jug të Italisë, duke mbikëqyrur kështu operacionet, të qendrueshme dhe të sigurta.

– Prodhimin dhe shpërndarjen e rreth 1,550 kilometra kabllo me fibër optike, të cilat do të lehtësojnë komunikimin e dyanshëm nga gazsjellësit dhe aseteve të lidhura mes tyre, të tilla si stacionet e kompresorëve dhe stacionet e valvulave të bllokimit, në qendër të kontrollit mbikëqyrës.

Afati i fundit për kompanitë që kërkojnë të aplikojnë  është data 30 shtator. Pas fazës së para-kualifikimit, TAP synon të nxjerrë ftesat lidhura për tenderim (ITT) deri në fund të vitit 2015. Kontratat pritet të jepet në mes të 2016.

TAP do të transmetojë gaz nga Kaspiku në Europë në fillim të vitit 2020.

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Europë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Europës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjë- Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik, drejt disa prej tregjeve më të mëdha europiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i Investimeve të Huaja Direkte dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, furnizimet e para drejt Europës pritet të vijojnë rreth një vit më vonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button