Ekonomia

TAP, qeveria vë në dispozicion tokat ku do të kalojë tubacioni, mbi 2.7 mln m²

tapNë dispozicion të konsorciumit të gazsjellësit TAP, për pjesën që do të kalojë nga Shqipëria. Me një vendim të saj, qeveria ka parashikuar që sipërfaqja totale e tokës shtetërore të vënë në dispozicion do të jetë në rreth 2.8 mln metër katorë. Mësohet se këto janë toka që do të merren përdorim të përkohshëm, me kontratë qiraje për korridorin e ndërtimit, si dhe nëpërmjet marrjes në përdorim të përhershëm për krijimin e servitutit të kalimit, me qëllim ndërtimin e Korridorit të Sistemit të Gazsjellësit, që nuk është toka e infrastrukturës brenda korridorit të ndërtimit, të cilat do të shërbejnë në ndërtimin e projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP). Këto toka shtrihen kryesisht në qarkun e Beratit, të Korçës dhe Fierit. Kushtet e përcaktuara nga VKM-ja janë :

a) Nëpërmjet marrjes në përdorim të përkohshëm me kompensim për korridorin e ndërtimit, me gjerësi përgjithësisht 52 metra, i nevojshëm për ndërtimin e Korridorit të Sistemit të Gazsjellësit, të sipërfaqeve prej 1 899 013.00 (një milion e tetëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e trembëdhjetë) m2, për tokat shtetërore publike, të kategorizuara si truall, toka bujqësore, sipërfaqe të fondit pyjor dhe kullosor, tokat shtetërore jopublike të përcaktuara sipas shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi referuar hartave dhe planeve përkatëse të rilevimit. Marrja në përdorim të përkohshëm bëhet për një periudhë 24-mujore, me kompensim, nëpërmjet pagesës së qirasë, të llogaritur sipas planit të rehabilitimit të jetesës.
b) Nëpërmjet marrjes në përdorim të përkohshëm pa kompensim për korridorin e ndërtimit, me gjerësi përgjithësisht 52 metra, i nevojshëm për ndërtimin e Korridorit të Sistemit të Gazsjellësit, të sipërfaqeve prej 512 205 (pesëqind e dymbëdhjetë mijë e dyqind e pesë) m2, për tokat shtetërore që gjenden në shtretërit dhe brigjet e lumenjve, të përrenjve apo rrjedhave të tjera ujore, liqeneve dhe rezervuarëve natyrorë ose artificialë, tokat e kategorizuara rrugë automobilistike si dhe tokat e kategorizuara shkëmbore, të përcaktuara në shtojcën 2 bashkëlidhur këtij vendimi referuar hartave dhe planeve përkatëse të rilevimit. Marrja në përdorim të përkohshëm bëhet për një periudhë 24-mujore pa kompensim.
c) Nëpërmjet marrjes në përdorim të përhershëm me kompensim për krijimin e servitutit të kalimit në Korridorin e Sistemit të Gazsjellësit, me gjerësi përgjithësisht 8 metra, të sipërfaqeve prej 289 672.00 (dyqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e dy) m2, për tokat shtetërore publike, të kategorizuara si truall, toka bujqësore, sipërfaqe të fondit pyjor dhe kullosor, tokat shtetërore jopublike të përcaktuara sipas shtojcës 1 bashkëlidhur këtij vendimi referuar hartave dhe planeve përkatëse të rilevimit. Marrja në përdorim të përhershëm për krijimin e servitutit të kalimit bëhet me kompensim, të llogaritur sipas planit të rehabilitimit të jetesës.
ç) Nëpërmjet marrjes në përdorim të përhershëm pa kompensim për krijimin e servitutit të kalimit në Korridorin e Sistemit të Gazsjellësit, me gjerësi përgjithësisht 8 metra, të sipërfaqeve prej 73 859 (shtatëdhjetë e tre mijë e tetëqind e pesëdhjetë e nëntë) m2, për tokat shtetërore që gjenden në shtretërit dhe brigjet e lumenjve, të përrenjve apo rrjedhave të tjera ujore, liqeneve dhe rezervuarëve natyrorë ose artificialë, tokat e kategorizuara rrugë automobilistike si dhe tokat e kategorizuara shkëmbore, të përcaktuara sipas shtojcës 2 bashkëlidhur këtij vendimi referuar hartave dhe planeve përkatëse të rilevimit. Marrja në përdorim të përhershëm për krijimin e servitutit të kalimit bëhet pa kompensim.

3. Vlera e kompensimit për sipërfaqen totale prej 2 188 685.00 (dy milionë e njëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë) m2, marrë në përdorim sipas shkronjave “a” dhe “c”, të pikës 2, të këtij vendimi, është 189 797 528.79 (njëqind e tetëdhjetë e nëntë milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e njëzet e tetë pikë shtatëdhjetë e nëntë) lekë.

4. Krijimi i servitutit të kalimit në Korridorin e Sistemit të Gazsjellësit, sipas shkronjave “c” dhe “ç”, të pikës 2, të këtij vendimi, i nënshtrohet këtyre kufizimeve:

a) Ndalimit të ndërtimit të strukturave në tokë urbane;
b) Ndalimit të mbjelljes së pemëve (kultura shumӫvjeçare) apo plugimit të tokës në thellësi në tokë bujqësore;
c) Ndalimit të ndërtimit të strukturave apo mbjelljes së pemëve në tokë kullotë;
ç) Ndalimit të mbjelljes së pemëve në tokë pyll.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button