☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 103.44 ▲3.32%
ARI 4,738 ▼1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,327 ▼ -0.73% ETH $2,098 ▲ +0.19% XRP $1.3297 ▼ -0.52% SOL $79.3100 ▼ -4.18%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 103.44 ▲3.32 % ARI 4,738 ▼1.55 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 103.44 ▲3.32 % ARI 4,738 ▼1.55 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

Tare përgënjeshtron gazetën italiane për përfshirje në kompanitë e basteve

Drejtori sportiv i ekipit italian të futbollit Lazio, Igli Tare përgënjeshtroi sot artikullin “Futboll, klan dhe biznes. Hijet shqiptare mbi Lazion të Tares”, i botuar në gazetën italiane ”La Repubblica” nga Daniele Autieri, duke deklaruar se ai rezervon të gjithë të drejtën për mbrojtje ligjore, sipas sololalazio.it.

”Igli Tare nuk ka absolutisht lidhje me kompaninë shqiptare të basteve TOP BAST, në lidhje me të cilën, ashtu si edhe vëllai i tij Genti, nuk ka interes të drejtpërdrejtë ose indirekt.
Teza e mbështetur nga gazetari dhe e atribuar prej tij në dokumentet hetimore, sipas së cilës “në fakt, kompania u përket vëllezërve Genti dhe Igli Tare”, është thjesht e rreme”, shkruan Tare.

Po kështu, Igli Tare nuk ka absolutisht lidhje me operacionin e përshkruar nga gazetari si një përpjekje nga klani ”Martiradonna” për të blerë këtë kompani bastesh, operacion për të cilin ai injoron çdo informacion.

Për shkak të falsitetit dhe mospajtueshmërisë totale të lajmit (i përpunuar mjeshtërisht), Igli Tare kishte paralajmëruar më parë gazetarin Daniele Autieri, në përgjigje të një emaili nga ky i fundit lidhur me një numër pyetjesh specifike drejtuar atij në cilësinë e tij si gazetar i Redaksisë së Lajmeve.

Në të vërtetë, gazetari nuk arriti ta merrte parasysh këtë paralajmërim, duke raportuar në thelb vetëm referencën për mospajtueshmërinë.

Igli Tare rezervon të drejtën për çdo veprim juridik, për të cilin tashmë ai i ka dhënë një mandat avokatëve të tij, gjithashtu duke iu referuar profileve shtesë të paligjshmërisë të  këtij lajmi, objekt i mosmarrëveshjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.