🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 95.61 ▲0.06%
ARI 4,648 ▲0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,579 ▲ +0.56% ETH $2,148 ▼ -1.22% XRP $1.4512 ▼ -0.9% SOL $89.3300 ▼ -0.67%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 95.61 ▲0.06 % ARI 4,648 ▲0.91 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 95.61 ▲0.06 % ARI 4,648 ▲0.91 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Të patreguarat e takimit të sotëm Rama – Meta

Edhe pse u duk se mund t’i jepte një drejtim krizës politike në vend, takimi i sotëm Meta -Rama sërish nuk ka mundur të sjellë asnjë element të ri që mund të ndihmojë në daljen nga situata, kjo dhe pas deklaratës së para dy ditëve të Ilir Metës.
Burime të opinion.al bëjnë të ditur se në mos e tensionuar, situata e takimit nuk ka shënuar asnjë ndryshim në qëndrimin e palëve.

Kështu Kryeministri ka ftuar sërish kreun e LSI të bëhet pjesë e procesit zgjedhor me afrimin dhe të afateve kushtetuese të regjistrimit të partive në KQZ.

Por nga ana e tij Ilir Meta i ka qëndruar fort tezës se nuk nund të ketë zgjedhje pa PD-në. Një qëndrim ky që duket se ka qenë dhe ngërçi i bisedës që ka përfunduar pa asnje rezultat konkret.

Që pas darkës së “Pazarit të Ri” dy aleatët kryesorë të së majtës kanë marrë drejtime të ndryshme përsa i përket zgjedhjeve të ardhshme. Ndoshta takimet në ditët e ardhshme do të ravijëzojnë ndonje mundësi për daljen nga kriza, edhe pse kjo duket e vështirë të ndodhë përsa kohë PD mbetet e vendosur të mos shkojë në zgjedhje pa një qeveri teknike.

Të njëjtin qëndrim me LSI mban dhe aleati tjetër i Ramës PDIU e Shpëtim Idrizit. Edhe ky i fundit ka deklaruar se nuk do të hyjë në zgjedhje nëse PD nuk do të jetë pjesë e proçesit duke vënë kështu në vështirësi kryeministrin dhe pozitat e qeverisë së tij që mbahet në këmbë edhe nga votat e LSI dhe PDIU.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.