⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,116 ▲ +0.58% ETH $2,247 ▲ +0.79% XRP $1.1773 ▼ -0.97% SOL $90.2200 ▲ +0.51%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Teleferiku i Vodnos jashtë funksionit, sot dhe nesër do të kryhen kontrolle teknike

Ndërmarrja Publike e Qytetit të Shkupit (NQP Shkup) ka njoftuar se teleferiku në Vodno nuk do të jetë në funksion gjatë fundjavës së 25 dhe 26 prillit, për shkak të kontrolleve të planifikuara teknike dhe inspektimeve të sigurisë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja e përkohshme e shërbimit nuk lidhet me ndonjë defekt teknik, por me një proces të rregullt verifikimi të sistemit, me qëllim garantimin e sigurisë maksimale për të gjithë përdoruesit.

Për këtë proces do të angazhohen edhe ekipe të specializuara nga një kompani e njohur austriake, të cilat do të kryejnë monitorim të detajuar të pajisjeve dhe funksionimit të teleferikut, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë për transportin kabllor.

NQP Shkup apelon te qytetarët që të respektojnë njoftimin dhe të mos planifikojnë shfrytëzimin e teleferikut gjatë këtyre dy ditëve, për të shmangur pritjet dhe shqetësimet e panevojshme.

Për të gjithë vizitorët që planifikojnë ngjitjen në Vodno, autoritetet kujtojnë se shtigjet malore mbeten të hapura dhe të aksesueshme. Kushtet atmosferike të fundjavës pritet të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë.

Teleferiku i Vodnos pritet të rikthehet në funksion normal menjëherë pas përfundimit të kontrolleve, gjatë javës së ardhshme, sipas dinamikës së planifikuar të punimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.