☁️
Tiranë 9°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.49 ▲3.17%
ARI 4,843 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,076 ▼ -3.45% ETH $2,194 ▼ -4.99% XRP $1.4599 ▼ -3.37% SOL $90.0200 ▼ -4.44%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.49 ▲3.17 % ARI 4,843 ▼1.08 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.49 ▲3.17 % ARI 4,843 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
19 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi: Kosova mbështet marrëveshjen e Ohrit, incidentet nuk na ndihmojnë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmeti, ka deklaruar se nuk është qëndrim i Maqedonisë se kosovarët kanë kryer aktin në Gushincë, por i ndonjë zyrtari individual, megjithatë ai shtoi se dy qeveritë duhet të shkëmbejnë informacione lidhur me këtë incident.

Këto komente ai i bëri pas takimit me zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Ky i fundit tha se Kosova çmon rolin e Ahmetit për afirmimin e shqiptarëve në Maqedoni, komunitet ky që po kontribuon në shtetndërtimin dhe integrimin e Maqedonisë.

Ai tha se takimi mes dy qeverive që do të ndodh shpejt do të kontribuoj në shtimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe do të hapë një perspektivë të re.

Thaçi shtoi se një Maqedoni stabile dhe evropiane është në interesin e Kosovës dhe integrimit në BE.

Ndërsa, Ali Ahmeti tha se në takim me Thaçin ka informuar atë me situatën politike në Maqedoni.

Ahmeti tha se bashkëpunimi me Kosovën është në interes të dy vendeve, ndërkaq tha se gjithmonë i dhënë përkrahje dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, i pyetur rreth incidentit në Gushincë, Thaçi tha se institucionet e Kosovës mbështesin fuqishëm marrëveshjen e Ohrit, e cila është arritur me mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë.

Ai tha se është në interesin edhe të Kosovës paqja në Maqedoni, pasi asnjë incident nuk i ndihmon as Kosovës e as Maqedonisë.

Ndërsa, Ahmeti tha se janë në komunikim me shqiptarët e zonave për rreth kufirit me Kosovën dhe se askush nuk e do dhunën.

Ai tha se shqiptarët në Maqedoni nuk duan kriza të reja, por jetësim të marrëveshjes së Ohrit dhe sa më shpejt të jenë të barabartë me maqedonasit është më mirë për të gjithë.

Ahmeti shtoi se janë në Qeveri për të ndihmuar dhe zgjidhur problemet.

Rreth akuzave se kosovarë e kanë kryer sulmin në Gushincë, Ahmeti tha se dy qeveritë të ulën dhe të bisedojnë dhe të shkëmbejnë informacione.

Ai tha se nuk është qëndrim i Maqedonisë se kosovarët kanë kryer aktin në Gushincë, por i ndonjë zyrtari individual.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.