🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 88.41 ▲5.94%
ARI 5,184 ▼1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,729 ▲ +1.49% ETH $2,073 ▲ +2.27% XRP $1.3923 ▲ +0.79% SOL $87.4600 ▲ +2.22%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 88.41 ▲5.94 % ARI 5,184 ▼1.11 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 88.41 ▲5.94 % ARI 5,184 ▼1.11 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kosova

Thaçi për Reuters: Serbia po ndjek modelin e Krimesë

Serbia ka në plan të përvetësojë një pjesë të Veriut të Kosovës, pikërisht ashtu siç bëri Rusia me Krimenë në vitin 2014. Kështu thotë Presidenti kosovar Hashim Thaçi në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës parandaluan hyrjen e trenit serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Për Thaçin, treni synonte provokimin e kosovarëve në mënyrë që të krijohej një preteks që Serbia të ndërhynte ushtarakisht duke aneksuar pjesë të Kosovës veriore, ku banojnë rreth 50 mijë serbë. Ky sipas, Thaçit ishte skenari i ndjekur edhe nga Moska në rastin e Krimesë.

“Qëllimi i Serbisë për të përdorur trenin e dhuruar nga Rusia, ishte të përvetësonte Veriun e Kosovës e me pas t’ja bashkonte atë Serbisë, një model i ngjashëm me Krimenë”, thotë Presidenti i Kosovës.

Të dielën, Presidenti serb Tomisllav Nikoliç tha se reagimi i Kosovës tregonte se kjo e fundit donte luftë, e duke ju përgjigjur këtij pohimi, Thaçi u shpreh se çdo përpjekje e Serbisë për të aneksuar Veriun e Kosovës do të nxiste një reaksion zinxhir në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk do të doja që Serbia të nxiste sërish një luftë në Ballkan, pasi tani nuk ka më konflikte të izoluara. Provokimet e Serbisë ndaj fqinjëve, përfshirë Kroacinë, Bosnjen, Kosovën apo Malin e Zi janë shqetësuese. Kështu ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar të ndërgjegjësohet për sjelljen e Serbisë që po rrezikon paqen e stabilitetin në Ballkan”, shprehet Thaçi.

Beogradi dhe Prishtina aspirojnë t’i bashkohen BE-se dhe normalizmi i marrëdhënieve është një kusht i progresit të tyre në këtë aspekt, por siç kujton Reuters, Serbia vazhdon të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare përfshi edhe OKB.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.