🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.58 ▼0.53%
ARI 3,947 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $76,635 ▼ -0.2% ETH $2,255 ▲ +0.26% XRP $1.2638 ▲ +1.06% SOL $91.5100 ▼ -0.5%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.58 ▼0.53 % ARI 3,947 ▲0.16 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.58 ▼0.53 % ARI 3,947 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Theu me grushta xhamat e një autobusi pas konfliktit me drejtuesin e tij, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Policia e Shtetit ka reaguar këtë të premte lidhur me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një person duke thyer xhamat e një autobusi në Tiranë.

Sipas informacioneve, 33-vjeçari, autori i ngjarjes, është arrestuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, disa orë më pas ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku dyshohet për një konflikt verbal midis 33-vjeçarit dhe drejtuesit të autobusit. Sipas videos së publikuar në rrjetet sociale, i riu është shfaqur fillimisht duke bërtitur ndaj drejtuesit të mjetit dhe më pas ka thyer xhamin e parmë të autobusit dhe xhamin e derës së tij.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke thyer xhamat e një autobusi, bëjmë me dije se:

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kryen veprimet hetimore dhe procedurale për rastin dhe në përfundim të tyre arrestuan në flagrancë shtetasin Ç. K., 33 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ky shtetas dyshohet se gjatë pasdites së djeshme, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pas një konflikti verbal për motive të dobëta me drejtuesin e një autobusi, e ka fyer atë, ka bërtitur dhe më pas ka thyer me grushte, xhamin e parmë të autobusit dhe xhamin e derës së tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.