Sporti

Tifozët shqiptarë “pushtojnë” Lensin!

Na ndajnë vetëm pak orë nga debutimi i Shqipërisë në Euro 2016, në ndeshje ndaj Zvicrës që do të nisë në orën 15:00 dhe që tani rrugët e Lensit, qytetit ku do të zhvillohet takimi, janë “pushtuar” nga shqiptarët.

Me flamuj e fanelat e kombëtares ata duken më entuziastë se kurrë më parë në mbështetje të kuqezinjve. Me këngë e valle tradicionale Lensi duket si një qytet shqiptar.

Mësohet se edhe në stadiumin “Stade Bollaert-Delelis” ku do të zhvillohet ndeshja e shumë pritur do të jetë të pranishëm rreth 20 mijë shqiptarë.

Në prag të kësaj ndeshje historike për Shqipërinë, mësohet se situata në ekip është e qetë dhe asnjë nga futbollistët nuk ka shfaqur probleme. I gjithë grupi do të jetë i gatshëm për trajnerin De Biasi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button