KronikaSporti

Tirana fiton superkupen

Ndryshe nga sa jemi mësuar Tirana nuk do të rivalizojë për titull kët vit duek qenë se ka rënë një kategori më poshtë, por bardheblutë treguan se janë një nga ekipet më të mira duke mposhtur Kukësin në finalen e Superkupës dhe ngritën trofeun e parë sezonal.Ndërsa 90-minutëshi po shkonte drejt fundit, e pritej që ndeshja të shkonte me shtesë Hoxhallari ka shokuar verilindorët duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes. Pas këtij momenti bardhebluve u është nevojitur vetëm të mbrojnë rezultatin në minutat e fundit për të ngritur edhe trofeun e Superkupës.

Një ndeshje e denjë për një finale, ku nuk kanë ndikuar edhe kartonët e kuq, nga një për secilën nprej skuadrave.  Pas minutës së 28’ Kukësi është detyruar të luaj me 10 lojtarë, ndërsa kartoni i kuq për bardheblutë ka ardhur pas shënimit të golit në minutën e dytë shtesë, një karton i kuq që ka vlejtur sa për statistikë, pasi minutat e mbetura nuk ndryshuan asgjë.

97 ditë nga sfida e fundit në futbollin shqiptar, Tirana dhe Kukësi vinin me ndryshime të shumta në formacion sidomos kampionët e Shqipërisë, që kishin patur lëvizje të rëndësishme në merkato, ku më të spikaturit ishin Bakaj dhe  sulmuesi i kombëtares së Azerbajxhanit, Aliyev, që u prezantua në këtë mënyrë me klubin e tij të ri.

Pavarësisht se shkëndijën e parë e dha Kukësi, sfidën e ndezi Tirana, që tregoi se pavarësisht ndryshimeve në kategori nuk është inferiore ndaj askujt. Në të 17-tën Daja rrezikoi i pari, ndërsa pak sekonda më pas provoi dhe Sentamu por Kolici largoi në këndore. Ishte momenti i bardhebluve, me Shametin që ja bëri gjërat më të thjeshta kryeqytetasve duke u ndëshkuar brenda 3 minutave dy herë me të verdhë për të lënë në inferioritet të tijtë. Tirana vazhdoi të koleksiononte raste por jo gola, pasi në të 30-tën Sentamu goditi mbi traversë, ndërsa në të 32-të Kërciku nuk u koordinua sic duhet. Në të 33-tën dhe rasti i parë por goditja e Grecës u përplas në shtyllë, ndërsa Celhaka në vazhdimin e aksionit nuk goditi dot.  Në të 42-të Greca goditi sërish por mbi traversë, ndërsa 1 minutë më pas Kolici ndali Sentamun.

Para pushimit pati kohë dhe për një goditje të fortë të Karabecit që shkoi ngjitur me shtyllën. Pjesa e dytë nisi me largimin e Aliyevit nga Kukësi, me Milinkovicin që e zëvendësoi me Krkoticin. Fillimi megjithatë ishte më i mirë për Tiranën rrezikoi me Sentamun, e më pas me Hoxhallarin por në të dyja rastet Kolici ishte gati. Mundësinë më të mirë e pati megjithatë Guri në të 68-tën që i vetëm përballë portierit goditi jashtë. Gjithsesi muri i Tiranës ishte Kolici në këtë ndeshje, që në të 75-tën reagoi në mënyrë fantastike ndaj Ngoo, përpara se Hallaci të largonte në këndore. Në të 79-tën, Kolici vazhdoi të mbetej “makthi” i Tiranës duke ndalur dhe Dokën në të 79-tën e më pas dhe Ngoo për herë të dytë, me këtë të fundit që pati dhe një tërheqje nga pas në momentin kur provoi të godiste. Kolici ishte i pakalueshëm duke pritur dhe një goditje fantastike të Karabecit. Gjithsesi dhe Kolici nuk mund të përballej i vetëm me një skuadër të tërë dhe në të 90-tën, Hoxhallari gjeti goditjen fituese duke gëzuar të gjithë bardheblutë.

Festa e kryeqytetasve nuk u zbeh as nga kartoni i kuq i Turtullit, pasi vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit i dha mundësinë kapitenit, Karabeci të ngrinte lartë trofeun e Superkupës, pas një finale tërësisht të dominuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button