🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.93 ▲0.49%
ARI 3,923 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,493 ▼ -0.5% ETH $2,284 ▼ -0.12% XRP $1.2848 ▲ +2.64% SOL $93.2100 ▼ -1.09%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.93 ▲0.49 % ARI 3,923 ▼1.17 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.93 ▲0.49 % ARI 3,923 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Tiranë, zbardhet vjedhja e 2.5 mln lekëve në Sharrë, 3 në pranga

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Last Scheme”, pas zbardhjes së një vjedhjeje në një banesë në zonën e Sharrës.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 14 gusht 2026, kur nga banesa e shtetasit D. S. janë vjedhur 2.5 milionë lekë dhe bizhuteri me vlerë rreth 500 mijë lekë.

Në pranga janë vënë shtetasit Leonard Sinani 26 vjeç, Kleand Tomja 23 vjeç dhe Mark Hila 37 vjeç, ndërsa A. B. është shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, katër personat dyshohet se kanë vepruar të organizuar si grup.

Gjatë kontrolleve në një servis për mjete në Astir, në bashkëpronësi të dy prej të dyshuarve, policia gjeti një armë zjarri, tre krehra me 82 fishekë luftarakë, dy automjete, një motomjet dhe dy palë targa automjetesh.

Në vijim të kontrolleve, në banesën e një prej të arrestuarve u sekuestruan gjithashtu një automjet dhe 55 mijë lekë, të dyshuara me burime kriminale.

Policia vijon punën për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të grupit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.