🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.93 ▲0.49%
ARI 3,923 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,493 ▼ -0.5% ETH $2,284 ▼ -0.12% XRP $1.2848 ▲ +2.64% SOL $93.2100 ▼ -1.09%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.93 ▲0.49 % ARI 3,923 ▼1.17 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.93 ▲0.49 % ARI 3,923 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Pas arrestimit, Florian Dalladaku mbahet në qeli me skafandër në kokë, nuk reagoi për mbi 4 orë

Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të 45-vjeçarit Florian Dalladaku, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në fshatin Zhymë të Lushnjës, ku humbi jetën nëna e tij, Fanije Dalladaku, 80 vjeçe, ndërsa babai, Hasan Dalladaku, 77 vjeç, mbeti i plagosur rëndë.

Sipas të dhënave të deritanishme, sulmi dyshohet se është kryer me një mjet metalik prerës, ndërsa policia e ka identifikuar 45-vjeçarin si autorin e dyshuar të ngjarjes.

Pas lokalizimit dhe kapjes në territorin e Fierit, Dalladaku është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Burime zyrtare policore bëjnë me dije se ai është mbajtur gjatë natës nën masa të posaçme sigurie dhe monitorim të vazhdueshëm.

Për shkak të gjendjes së tij dhe shqetësimit se mund të dëmtonte veten, 45-vjeçarit i është vendosur një skafandër mbrojtëse në kokë. Masa është marrë për të shmangur mundësinë që ai të përplaste kokën në muret e ambientit ku mbahej dhe të pësonte dëmtime të rënda.

Nuk komunikoi as në prani të avokatit

Sipas të njëjtave burime, gjatë qëndrimit në polici Florian Dalladaku ka shfaqur një sjellje të pazakontë dhe nuk ka komunikuar me personat që ndodheshin pranë tij.

Edhe në prani të avokatit, për më shumë se katër orë, ai nuk ka folur dhe nuk ka dhënë përgjigje ndaj pyetjeve apo udhëzimeve që i janë drejtuar.

Burimet policore bëjnë me dije se 45-vjeçari nuk reagonte ndaj komandave, çka ka bërë që gjendja dhe sjellja e tij të mbaheshin vazhdimisht nën vëzhgim.

Dyshime për probleme të shëndetit mendor

Policia ka bërë të ditur se Dalladaku dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Ky element pritet të jetë pjesë e vlerësimeve që do të kryhen gjatë hetimit dhe procedurave të mëtejshme ndaj tij.

Ndryshe nga sjellja e shfaqur më pas në ambientet e policisë, në momentin kur u ndalua ai po drejtonte një automjet dhe, sipas burimeve, ishte tepër i qetë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes, rrethanat që mund të kenë çuar në sulm dhe gjendjen e 45-vjeçarit në momentin e krimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.