🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.77%
NAFTA 81.95 ▼3.6%
ARI 4,700 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $78,850 ▲ +0.91% ETH $2,473 ▼ -0.52% XRP $1.4745 ▼ -1.34% SOL $98.1000 ▲ +2.79%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 81.95 ▼3.6 % ARI 4,700 ▲0.06 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 81.95 ▼3.6 % ARI 4,700 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Shendeti

3 “F”-të që duhet të kesh në pjatë për shëndetin e sistemit tretës

3 “F”-të që duhet të kesh në pjatë për

Foto: Women’s Health

Shëndeti i sistemit tretës është kthyer prej kohësh në një nga temat më të përfolura të mirëqenies, bashkë me probiotikët, pluhurat “green” dhe suplementet që premtojnë gjithçka. Por sipas Jordan Haworth, fiziolog gastrointestinal, gjërat mund të jenë shumë më të thjeshta.


Ai thotë se baza e një zorre të shëndetshme mund të përmblidhet në atë që quan “3 F-të”:

1. Fibrat


Fibrat janë ndër gjërat më të rëndësishme për tretjen dhe për mikrobiomën e zorrëve. Haworth sugjeron ushqime si fasulet, tërshëra, mollët, dardhat, drithërat integrale dhe farat chia.

Sa më e larmishme të jetë dieta, aq më mirë, sepse lloje të ndryshme fibrash ushqejnë grupe të ndryshme bakteresh të dobishme në zorrë.


2. Fenolet (polifenolet)

Polifenolet janë përbërës natyralë që gjenden sidomos te ushqimet me ngjyra të forta dhe te disa ushqime me shije pak më të hidhur. Në këtë kategori futen boronicat, lakra e kuqe, kafeja, çokollata e zezë dhe vaji i ullirit.

Përveç rolit të tyre antioksidues, polifenolet ndërveprojnë edhe me mikrobiomën dhe mund të ndihmojnë për një ekuilibër më të mirë të baktereve në zorrë.

3. Fermentet (ushqimet e fermentuara)

Këtu hyjnë kosi, kefiri, kimchi dhe lakra turshi. Ushqimet e fermentuara mund të sjellin mikroorganizma të dobishëm dhe përbërës që mbështesin diversitetin e mikrobiomës.

Sipas ekspertit, nuk është e nevojshme të marrësh me patjetër probiotikë të shtrenjtë për të bërë diçka të mirë për zorrët. Përkundrazi, një dietë e pasur me fibra, polifenole dhe ushqime të fermentuara, e kombinuar me gjumë të mirë, menaxhim të stresit dhe aktivitet fizik të rregullt, është një bazë shumë më e rëndësishme.

Pra, nëse do një formulë të thjeshtë për ta mbajtur mend: më shumë fibra, më shumë ngjyra dhe pak ushqime të fermentuara në përditshmëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.