☁️
Tiranë 8°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 97.92 ▲2.58%
ARI 4,837 ▼1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $71,067 ▼ -3.99% ETH $2,193 ▼ -5.9% XRP $1.4603 ▼ -3.84% SOL $90.1800 ▼ -4.81%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.92 ▲2.58 % ARI 4,837 ▼1.22 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.92 ▲2.58 % ARI 4,837 ▼1.22 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Sporti

Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Real Madridit

Tottenhami raportohet se po përgatit një lëvizje për ish-yllin e Chelseat, Antonio Rudiger, me mbrojtësin gjerman që po i afrohet fundit të kontratës së tij me Real Madrid.

32-vjeçari karizmatik pritet të bëhet lojtar i lirë në verën e vitit 2026. Mund të ndodhë që Rüdiger të shkëmbejë vendin me kapitenin e Spurs, fituesin e Kupës së Botës, Cristian Romero, për të cilin spekulohet një kalim në ‘Santiago Bernabeu’.

Sipas TEAMtalk, në veri të Londrës po hartohen plane alternative. Spurs thuhet se e kanë vënë në shënjestër Rudigerin, një lojtar që e njeh mirë jetën në Ligën Premier pas pesë sezoneve të kaluara në ‘Stamford Bridge’ nga viti 2017 deri në 2022.

Rudiger fitoi Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe Ligën e Evropës me Chelsean, duke krijuar reputacionin si një nga mbrojtësit qendrorë më të mirë në botë gjatë asaj periudhe.

Ai u transferua në Spanjë si lojtar i lirë, në kërkim të një sfide të re.

Mbrojtësi shtatlartë mund të lëvizë sërish këtë verë, ndërsa edhe David Alaba dhe Dani Carvajal po i afrohen statusit të lojtarit të lirë te Real Madridi.

Rudiger do të ketë mundësinë të dëshmojë vlerën e tij në javët në vijim. Megjithatë, “Los Blancos” thuhet se kanë shqetësime për problemet fizike që janë bërë alarmante gjatë 12 muajve të fundit.

Nëse mbrojtësi gjerman nuk arrin t’i lërë pas këto probleme, atëherë nuk do t’i ofrohet kontratë e re./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.