☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.18 ▲0.29%
ARI 4,586 ▲0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,117 ▼ -2.04% ETH $2,017 ▼ -1.83% XRP $1.3072 ▼ -3.19% SOL $80.4900 ▼ -4.37%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.18 ▲0.29 % ARI 4,586 ▲0.62 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.18 ▲0.29 % ARI 4,586 ▲0.62 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Transferohet prokurori i Krimeve të Rënda, komandohet Xholi në vend të tij

Prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci, transferohet me urdhër të Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

1425473732beciBeci është emëruar drejtues në Prokurorinë e Elbasanit dhe në vend të tij është komanduar Adnan Xholi, i cili aktualisht është Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me stafin e Prokurorisë për Krime të Rënda. “Në disa ngjarje specifike të ndodhura prej fillimit të vitit 2015, ka dyshime se mund të jenë të përfshirë persona që janë pjesë e administratës shtetërore”, mësohet të jetë shprehur Llalla.

Me anë të një njoftimi për media të Prokurorisë së Përgjithshme, thuhet se:”Për të dhënë një impuls më të fuqishëm hetimeve në Prokurorinë për Krime të Rënda, z. Llalla ka prezantuar disa ndryshime në drejtimin e saj, të cilat, në vlerësimin e tij janë dëshmi se Prokuroria e Përgjithshme, në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese dhe me mbështetjen konkrete të partnerëve ndërkombëtarë, po angazhohet maksimalisht për të evidentuar, hetuar dhe dërguar para drejtësisë çdo shtetas, përfshirë edhe zyrtarë të niveleve të larta.Duke vlerësuar rolin e drejtuesit të deritanishëm të Prokurorisë për Krime të Rënda, z. Eugen Beçi, Prokurori i Përgjithshëm deklaroi se ka komanduar në këtë pozicion z. Adnan Xholi”.

Transferimi i Becit vjen në një kohë kur Tom Doshi, deputet në Kuvendin shqiptar, deklaroi se kryeparlamentari Ilir Meta kishte paguar për ta vrarë atë dhe deputetin demokrat Mëhill Fufi dhe se për këtë skenar pati njoftuar si kryeprokurorin Llalla ashtu edhe Prokurorin Beci.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.