☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.16 ▲4.04%
ARI 4,716 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,851 ▼ -1.59% ETH $2,074 ▼ -1.09% XRP $1.3145 ▼ -1.93% SOL $79.2500 ▼ -4.6%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

Triumfojnë kater skuadrat shqiptare në Kupat e Europës/ Ka festë për futbollin shqiptar

Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, 4 skuadra mbijetojnë në kupat europiane pas sfidave të zhvilluara.
Pas Tiranës e cila humbi por u spostua në Europa Lig, Teuta, Laçi dhe Kukësi prevaluan ndaj kundërshtarëve në një ditë të pabesueshme dhe emocionuese për Kategorinë Superiore, në 3 duele dhe po kaq fitore ndaj kundërshtarëve të fortë që u dorëzuan, kush me disfata minimale e kush tjetër te lotaria e penalltive.

Teuta zbriti e para në skenë në Europa Lig dhe u kualifikua në raundin e dytë eliminator pas një fitoreje të vështirë ndaj Beitar Jeruzalem me shifrat 2-0, mjaftueshëm për të avancuar në turneun e dytë nga rëndësia në futbollin kontinental. Skuadra durrsake prevaloi ndaj miqve në ndeshjen direkte të zhvilluar në stadiumin Niko Dovana, impianti i shtëpisë që nuk influencoi për shkak të zbraztisë së imponuar nga koronavirus, por rezultoi një transfertë e sikletshme për ekipin e formuar në vitin 1936. Blerim Krasniqi u vodh pas krahëve të mbrojtjes izraelite duke shënuar me kokë pas një krosimi në zonë pas vetëm 6 minutash lojë. Kjo ishte rrjeta që zhbllokoi takimin por jo e vetmja. Pak minuta nga fundi në një presion të durrsakëve në prapavijën e izraelitëve, dha frytet e tij me rrjetën e sigurisë me kokë, nga Rubin Hebaj.

Laçi kaloi më shumë peripeci në rrugën e kualifikimit pasi transferta në Azerbajxhan ndaj Keslës e sprovoi me kohët suplementare. Kurbinasit rezistuan ndaj presionit të vendasve në Baku’ duke mbyllur kohën e rregullt dhe shtesat në 0-0. Te goditjet e penalltive, portieri Alen Sherri priti 11 metërshin e fundit të azerëve duke i dhënë festën e merituar shqiptarëve të drejtuar nga trajneri Cungu.

I fundit që preu biletën e kualifikimit në një mbrëmje ku as tifozi shqiptar më optimist nuk e mendonte këtë skenar, ishte Kukësi. Përballë një rivali me koeficent më të lartë vështirësie si Slavia e Sofjes, ekipi i Gegës u imponua 2-1. Pas nëj fraksioni të parë pa gola, u desh një penallti nga Eze për ti dhënë Kukësit epërsinë, por bullgarët barazuan me Krastev në nëj goditje të saktë me kokë. Kur të gjithë mendonin shtesën për të zgjidhur më të fortin, Kuper me një fluturim brenda zonës shënoi për Kukësin duke i dhënë kualifikimin në stadiumin Air Albania.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.