Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,838 ▲ +0.69% ETH $2,061 ▲ +0.83% XRP $1.3117 ▲ +0.07% SOL $79.9700 ▲ +0.97%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Trojka: Reformat, vakuumi financiar dhe pasmemorandumi në qendër të bisedimeve

aaa643Zbatimi brenda afateve i paketës së reformave, vakuumi financiar për 2015-n dhe periudha pas memorandumit e ekonomisë greke janë tre çështjet themelore që preokupojnë trojkën (BE – FMN – BQE) e kreditorëve të ekonomisë së vendit ballkanik.

BE-ja thekson se testimi i radhës i programit grek do të kryhet në të paktën dy faza.

Në fazën e parë, që do të fillojë të martën, 30 shtator dhe do të vazhdojë deri më 8 tetor, do të shqyrtohet në detaje zbatimi i buxhetit të vitit 2014, me theks në ecurinë e shpenzimeve, si dhe projektbuxhetin e 2015-s.

Përsa i përket vitit të ardhshëm, Brukseli konfirmon vlerësimin për një vakuum financiar dy miliardë euro. Për këtë arsye duhet të shqyrtohet hollësisht impakti fiskal i lehtësimeve tatimore që ka shpallur qeveria greke.

Gjithsesi, BE-ja thekson se ”nuk do të ketë devijim nga objektivat fiskale të vitit 2015”. Ndërkohë, përsa i përket taksës së posaçme të solidaritetit, Brukseli thekson se do të shqyrtohet zgjatja e kësaj takse edhe për një vit.

Ndërsa për taksën e konsumit të energjisë ajo që kërkohet nga Brukseli është lufta kundër evazionit fiskal dhe mashtrimeve. Brukseli këmbëngul se është shumë i rëndësishëm zbatimi i paketës së reformave që parashikon programi grek, si për shembull në fushën e drejtësisë dhe të administratës publike.

Sa i përket kësaj të fundit, theks i veçantë do të jepet për pagat dhe kompesimet, ku Brukseli konsideron se ka mospërputhje të mëdha ndërmjet pagave më të ulëta dhe më të larta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.