☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.32 ▼1.42%
ARI 4,047 ▼0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,160 ▼ -1.55% ETH $2,325 ▼ -1.73% XRP $1.2920 ▼ -2.67% SOL $100.4400 ▼ -2.38%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.32 ▼1.42 % ARI 4,047 ▼0.12 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.32 ▼1.42 % ARI 4,047 ▼0.12 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Boterori

Tronditet Argjentina, Messi tërhiqet pas dy dekadash nga “albiceleste”, strategji apo…?!

Lionel Messi i thotë mjaft Argjentinës, duke i dhënë fund aventurës me Kombëtaren albiceleste.

Kapiteni legjendar i “Albiceleste” ka vendosur të mos jetë më pjesë e përfaqësueses, duke mbyllur një kapitull historik që zgjati për më shumë se dy dekada (që nga 2005).

Por a mund të jetë kjo një tjetër strategji si e vitit 2016 kur u shkëput për disa muaj përkohësisht pas 2 finaleve të Copa America të humbura? Koha do e tregojë, pasi Messi vijon karrierën te Inter Miami ku ndodhet nën kontratë deri më 2028.

Kujtojmë se Argjentina e ka impenjimin e radhës më të rëndësishëm Copa America 2028 që do mbahet në SHBA, pra pas gati dy vitesh, ndërsa është e kualifikuar automatikisht për Botërorin 2030 dhe Messit nuk do i duhet të bëjë udhëtime të stërmundimshme për miqësoret dhe mund të marrë dy vite pauzë, edhe pas dhimbjes për humbjen e babait para kohe.

Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në botën e futbollit, pasi Messi konsiderohet jo vetëm një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë, por edhe një prej figurave më të rëndësishme në historinë e Kombëtares argjentinase.

Messi debutoi me ekipin e parë të Argjentinës në vitin 2005 dhe që prej asaj kohe u shndërrua gradualisht në liderin kryesor të skuadrës.

Në 198 paraqitje, ylli argjentinas ka shënuar 116 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses dhe lojtari me më shumë ndeshje të zhvilluara me fanellën e Argjentinës.

Gjatë karrierës së tij ndërkombëtare, 39-vjeçari ka fituar Copa América në vitin 2021, Finalissiman në vitin 2022 dhe trofeun më të madh, Kupën e Botës në Katar në vitin 2022. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në gjashtë edicione të Kupës së Botës, duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e turneut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.