☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 31 August 2026
S&P 500 7,676 ▼0.46%
DOW 53,231 ▼0.61%
NASDAQ 26,304 ▼0.37%
NAFTA 85.82 ▲2.9%
ARI 4,482 ▼1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,702 ▼ -0.58% ETH $2,472 ▼ -1.87% XRP $1.3793 ▼ -2.9% SOL $103.0400 ▼ -3.28%
S&P 500 7,676 ▼0.46 % DOW 53,231 ▼0.61 % NASDAQ 26,304 ▼0.37 % NAFTA 85.82 ▲2.9 % ARI 4,482 ▼1.06 % S&P 500 7,676 ▼0.46 % DOW 53,231 ▼0.61 % NASDAQ 26,304 ▼0.37 % NAFTA 85.82 ▲2.9 % ARI 4,482 ▼1.06 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
Opinion

Telendisja e Sali Berishës për një vizë amerikane

Sali Berisha mund t’ia kishte kursyer vetes pyetjen e porositur në konferencën për shtyp për vizën amerikane. Stërmundimi i tij 6 milionë dollarësh për të marrë një vizë, që të shkojë në një mbledhje republikanësh në Teksas, si anëtar i një organizate ndërkombëtare të partive të djathta, me qëllim që të ketë mundësi të shkelë në SHBA edhe pse do të vazhdojë të jetë “non grata”, është një telendisje e panevojshme dhe një vetëposhtërim që bën kontrast me betejën e tij sfiduese ndaj SHBA që kur e shpalli “non grata”.

Shumica e politikanëve që shpallen “non grata” nga SHBA, që në fakt vijnë në shumicë nga vende me traditë antiamerikane, e përdorin “non grata”-n si shenjë persekutimi nga SHBA dhe bëhen popullorë në vendet e tyre si politikanë antiamerikanë.

Berisha çuditërisht arriti ta bëjë këtë dhe në Shqipëri, një shoqëri e cila mbahet si shoqëri proamerikane. Madje arriti ta bëjë në një parti, e cila ka lindur si parti proamerikane.

Beteja e tij kundër SHBA pas shpalljes “non grata” është atipike dhe ndoshta e vetmja në gjithë Evropën Lindore ish-komuniste që e sfidoi SHBA dhe në ndërhyrjet e saj brenda Partisë Demokratike, duke përdorur autoritetin e tij politik, pasuritë e tij të padeklaruara në miliona që mbajtën për disa vjet në këmbë një parti paralele kundër partisë formale dhe një rrjet mediatik të sponsorizuar.

Pra, në një farë mënyre, ai iu kundërvu SHBA me argumentet që SHBA e shpalli “non grata”. Ata e akuzuan për korrupsion madhor familjarisht dhe ai, me paratë e djalit e vajzës, iu kundërvu atyre duke financuar një parti paralele me Partinë Demokratike, e cila në fund e mundi atë.

Ata e akuzuan për presion mbi drejtësinë, ai pikërisht duke shantazhuar drejtësinë arriti t’i marrë vulën dhe logon Partisë Demokratike. Ata e akuzuan për minim të demokracisë, ai me një kuvend të paligjshëm dhe mungesë të thellë respekti për votën brenda PD, shpalli një lidership të ri dhe nxori jashtë loje atë pjesë të Partisë Demokratike që i qëndroi besnike SHBA.

Pra, Sali Berisha ka bërë një betejë prej luani kundër SHBA dhe e ka fituar atë.

Udhëheqës të tillë, kur e mbërrijnë këtë sukses, e arkivojnë atë si trashëgimi të tyre dhe injorojnë çdo raport të mëtejshëm me ta.

Sali Berisha filloi të paguajë për SHBA dhe të telendiset me lobistët e tij, duke paguar milionë dollarë në mënyrë jozyrtare, pikërisht kur e mundi SHBA brenda partisë së tij. Ai pagoi formalisht 6 milionë dollarë për La Civitën dhe të tjera për rrjetin e tij, që i premtuan të përdorin klauzolat përjashtuese të “non grata”-s për rastet se kur merret vizë për SHBA, me qëllim që të paraqitet këtu si heqje e “non grata”-s, edhe pse “non grata” vazhdon të qëndrojë në faqen zyrtare të SHBA dhe nuk do ikë kurrë.

Lista publike zyrtare e Departamentit Amerikan të Shtetit gjendet këtu:

Public Listing – Fiscal Year 2021

Kjo telendisje e tij është e pakuptueshme, për më tepër që do t’i duhet të shkojë në SHBA dhe të injorohet nga zyrtarët e Departamentit të Shtetit, që nuk pranojnë të takojnë një “non grata”, por do ta maskojë atë me fotografitë me Fatmir Mediun në korridoret e konventës republikane të SHBA.

Efekti elektoral i “non grata”-s brenda elektoratit të PD është zero. Madje ajo është e vetmja betejë që e ka rikthyer Berishën në politikë.

Ai bëri pesë vjet betejë të hidhte poshtë “non grata”-n dhe tani po paguan të hedhë poshtë betejën e tij kundër “non grata”-s.

Kjo tregon se dhe betejën kundër “non grata”-s e ka pasur hipokrizi. Betejë të vërtetë quan këtë blerjen e vizës me gjashtë milionë dollarë pa ia hequr “non grata”-n.

Kjo telendisja e tanishme, që pasi e ka fituar betejën me SHBA, do të paguajë ca lekë që të duket sikur ata ia kanë falur, i ngjan shumë atyre burrave që i rrahin gratë në shtëpi, pastaj japin lekë tek avokati që të duket sikur e ka pasur nga dashuria për të.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.