🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 110.42 ▼1%
ARI 4,707 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,483 ▲ +3.82% ETH $2,149 ▲ +5.37% XRP $1.3473 ▲ +4.11% SOL $82.2700 ▲ +3.25%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.42 ▼1 % ARI 4,707 ▲0.58 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.42 ▼1 % ARI 4,707 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

Tronditet Kosova, babai vret djalin, gruan dhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lipjan të Kosovës, pasi tre persona janë gjetur të vdekur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rufc rreth orës 16:30. Dyshimet paraprake janë se babai ka vrarë djalin, gruan e tij e më pas edhe veten.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tha ajo.

Më tej ajo shtoi se policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes së rëndë.

Duket se ka qenë grindja e çastit mes bashkëshortëve e më pas ndërhyrja e djalit, që përfundoi në një tragjedi. 60-vjeçari Abedin Bekteshi ka vrarë bashkëshorten e tij dhe djalin Ardit Bekteshin 24-vjeç e më pas ka vrarë veten.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.