☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.16 ▲4.04%
ARI 4,716 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,851 ▼ -1.59% ETH $2,074 ▼ -1.09% XRP $1.3145 ▼ -1.93% SOL $79.2500 ▼ -4.6%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Turistët e huaj sollën 331 milionë euro, por as shqiptarët nuk kursehen jashtë

Rritja e fluksit të turistëve në muajt e parë të këtij viti ka sjellë dhe më shumë të ardhura prej tyre në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e turistëve në Shqipëri ishin 331 milionë euro në tremujorin e parë të vitit, me një rritje prej gati 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe shqiptarët nuk e kanë kursyer shumë dorën në udhëtimet jashtë vendit. Po sipas Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e tyre në udhëtimet jashtë vendit arritën në 254 milionë euro, me rritje prej 12.3% me bazë vjetore.

Për shkak të rritjes me ritme më të larta të shpenzimeve të shqiptarëve jashtë, bilanci neto, pra paratë që mbeten në vend nga aktiviteti turistik ishte 78 milionë euro, nga 76 milionë euro në tremujorin e parë 2017, pra me një përmirësim minimal prej vetëm 2 milionë eurosh.

Gjithsesi, që prej vitit 2015, bilanci është pozitiv, ndërsa para kësaj periudhe ai ishte negativ, çka do të thotë se turistët që vinin në Shqipëri shpenzonin më pak sesa shqiptarët kur udhëtonin jashtë.

Të dhënat e mëparshme të INSTAT tregojnë një rritje të ndjeshme të hyrjeve të shtetasve të huaj në vendin tonë, teksa Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion i preferuar turistik.

Vetëm në katër muajt e parë të vitit, në Shqipëri hynë 1 milion persona, duke u rritur me 7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në kahun tjetër, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në katërmujorin e parë 2018, është 1.563.003, duke u rritur 5,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe për vitin 2017, të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se si shpenzimet e shqiptarëve jashtë, ashtu dhe të të huajve në Shqipëri kanë arritur nivele rekord.

Të huajt kanë sjellë në Shqipëri rreth 1.7 miliardë euro, me një rritje prej 11.7% në krahasim me 2016-n. Fluksi më i lartë ka qenë në tremujorin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me 421 dhe 588 milionë euro, që përkon dhe me periudhën kulmore turistike (maj-shtator).

Në total kanë dalë jashtë vendit në formën e shpenzimeve të atyre që kanë udhëtuar, rreth 1.3 miliardë euro në 2017-n, me një rritje prej 11% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ashtu si dhe në rastin e të huajve, shpenzimet më të larta ishin në tremujorin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me 341 dhe 407 milionë euro.

Bilanci neto, pra diferenca mes parave që hyjnë në Shqipëri nga të huajt dhe atyre që dalin nga shqiptarët jashtë, ka arritur në një rekord pozitiv prej 445 milionë lekësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.