☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 05 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $79,654 ▼ -1.94% ETH $2,456 ▼ -2.72% XRP $1.4053 ▼ -3.11% SOL $102.4200 ▼ -1.59%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
05 Sep 2026
Breaking
Kronika

Turistet rrëfejnë natën e frikshme dhe panikun me zjarret në Himarë: Menduam se nuk do të largoheshim dot nga flakët

Katër turiste që ndodheshin në Himarë gjatë zjarrit të së premtes në mbrëmje kanë treguar momentet e frikës dhe pasigurisë që përjetuan.

Në një deklaratë për ‘A2’ ato sot shprehen se situata është qetësuar dhe nuk ndihen më të rrezikuara.

Një prej turisteve tha se në kulmin e zjarrit mendoi se nuk do të mund të largohej nga zona, pasi rrugët ishin bllokuar dhe taksitë nuk mund të arrinin deri tek ato. Ajo falënderoi stafin e hotelit dhe zjarrfikësit për mbështetjen dhe profesionalizmin.

Edhe turistet e tjera treguan se u larguan përkohësisht nga hotelet dhe pritën në restorante derisa situata të vihej nën kontroll. Sipas tyre, flakët dukeshin qartë nga kodrat përreth dhe krijuan momente paniku, por ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe autoriteteve bëri të mundur shmangien e rrezikut.

Megjithëse të tronditura nga ngjarja dhe dëmet e shkaktuara në natyrë, turistet shprehen se sot ndihen të sigurt dhe vijojnë pushimet e tyre në Himarë.

“Dje ishte vërtet shumë e frikshme. Në një moment mendova: ‘Si do të largohemi nga këtu?’. U larguam dhe gjetëm një restorant pranë malit, por nuk mund të vazhdonim më tej. U përpoqa të kontaktoja taksitë, por më thanë se rrugët ishin të bllokuara dhe nuk mund të vinin të na merrnin. Aty u frikësova shumë, sepse nuk kishim as makinë me qira dhe asnjë mundësi tjetër për t’u larguar. Sot ndihem e sigurt, sepse kam folur me stafin e hotelit. Dua t’i falënderoj, sepse na bënë të ndiheshim të sigurta. Tani situata duket më e mirë, pasi nuk i shohim më flakët. Jam shumë mirënjohëse edhe për zjarrfikësit. Kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Faleminderit shumë”, tha njëra prej tyre.

“Nuk e mbaj mend saktësisht se kur nisi zjarri dje, por ndodheshim në hostel, jo shumë larg zonës ku kishte rënë zjarri. Ishte e frikshme. Ne qëndruam në hostel. Sot në mëngjes pamë avionët dhe gjithë ndërhyrjen që po bëhej, ndaj ende nuk dukej plotësisht e sigurt. Por tani mendoj se situata është më e mirë”, u shpreh një tjetër.

“Hosteli ynë ndodhet pak më lart, në kodër, ndaj mund ta shihnim shumë qartë zjarrin. Ishte vërtet e frikshme. Shumë nga personat që qëndronin në hostelin tonë ishin nga Australia dhe, duke qenë se kishin parë situata të tilla edhe më parë, na thanë se duhej të largoheshim. U larguam me makinë dhe qëndruam për pak kohë në një restorant, ku pimë diçka dhe pritëm. Kur nga hosteli na njoftuan se mund të ktheheshim, u rikthyem dhe kaluam natën aty. Sot ndihem e sigurt. Më trishton fakti që ndodhin ngjarje të tilla dhe që zjarret shkatërrojnë natyrën. Megjithatë, këtu është shumë bukur. Kemi kaluar shumë mirë dhe kjo është dita jonë e tretë”, vijon një tjetër.

“Po qëndronim në një hostel lart në kodër dhe zjarrin mund ta shihnim prej aty. Të them të drejtën, u frikësuam shumë. U larguam rreth 15 minuta me makinë dhe qëndruam në një restorant, ujë e duke pritur që situata të qetësohej. Rreth mesnatës komunikuam me hostelin dhe na thanë se ishte në rregull të ktheheshim. Kur u rikthyem, kishte ende prush dhe gjurmë të zjarrit, por flakët ishin më larg. Kishte ikur edhe energjia elektrike dhe ishte shumë vapë, por situata ishte më e mirë. Sot ndihemi mirë. Sigurisht që është ende pak e frikshme kur mendon se zjarri u afrua kaq shumë, por e rëndësishme është që situata tashmë është vënë nën kontroll”, theksoi një tjetër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.