☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.76%
NAFTA 85.26 ▲0.29%
ARI 4,725 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $79,692 ▲ +3.16% ETH $2,495 ▲ +2.32% XRP $1.5049 ▲ +2.01% SOL $101.1100 ▲ +7.27%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 85.26 ▲0.29 % ARI 4,725 ▲0.58 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 85.26 ▲0.29 % ARI 4,725 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Bota

Turqia reagon ndaj SHBA: “Do të kundërpërgjigjemi në kuadër të reciprocitetit të plotë”

Lidhur me deklaratat e Departamentit Amerikan të Thesarit se është në përgatitje për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë për shkak të operacionit “Burimi i Paqes”, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy tha se “ne do të kundërpërgjigjemi në kuadër të reciprocitetit të plotë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në përgjigjen me shkrim në pyetjen në lidhje me deklaratat e Departamentit Amerikan të Thesarit se mund të vendosen sanksione kundrejt Turqisë, Aksoy ka nënvizuar se “Turqia do t’i kundërpërgjigjet sanksioneve të mundshme”.

Aksoy bëri të ditur se qeverisë amerikane i janë përcjellë informacione në çdo fazë kur filloi operacioni “Burimi i Paqes” dhe se në konferencat për media të Ministrisë së Jashtme me opinionin e komunitetit ndërkombëtar janë ndarë qartë objektivat dhe fushëveprimi i operacionit.

“Turqia po lufton me organizatat terroriste që përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe kjo luftë do të vazhdojë me vendosmëri. Askush të mos ketë dyshime që ne do të kundërpërgjigjemi në kuadër të reciprocitetit të plotë ndaj çdo hapi që do të hidhet kundër kësaj”, shtoi Aksoy.

Sekretari i Departamentit Amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të nënshkruante një dekret që i jep autoritet Departamentit të Thesarit për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë, por se këto sanksione nuk do të zbatohen tani.

Ai ka bërë të ditur se Trump kishte “shqetësime” nga operacioni “Burimi i Paqes” në Siri dhe se “presidenti dëshiron të theksojë se Turqia është e detyruar që të mos lejojë largimin as edhe të një luftëtari të DEASH-it”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.