🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 01 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
₿ CRYPTO
BTC $63,084 ▼ -0.94% ETH $1,869 ▼ -0.84% XRP $1.0643 ▼ -0.7% SOL $72.9200 ▼ -0.99%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
01 Aug 2026
Breaking
Boterori

“Uniteti i UEFA-s bëri diferencën”, Duka flet pasi Infantino u tërhoq nga plani për privatizimin e garave të FIFA-s

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njëherazi zëvendëspresident i UEFA-s, Armand Duka, ka reaguar pas vendimit të FIFA-s për t’u tërhequr nga plani për shitjen e një pjese të të drejtave të saj te investitorë privatë.

Përmes një deklarate publike, Duka e ka mirëpritur tërheqjen e FIFA-s nga ky projekt, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv. Megjithatë, ai thekson se e gjithë situata ka ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën e qeverisjes së futbollit në nivel ndërkombëtar.

“E mirëpres vendimin e fundit të FIFA-s për t’u tërhequr nga plani për shitjen e një pjese të të drejtave të FIFA-s te investitorë privatë. Megjithatë, zhvillimet që shoqëruan këtë proces kanë ngritur në mënyrë të pashmangshme pikëpyetje serioze mbi integritetin, transparencën, llogaridhënien dhe qeverisjen e futbollit, çështje që do të duhet patjetër të adresohen”, shkruan Duka.

Presidenti i FSHF-së nënvizon se vendimet që prekin të ardhmen e futbollit duhet të bazohen gjithmonë në standardet më të larta të transparencës, qeverisjes së mirë dhe përgjegjshmërisë institucionale, duke i cilësuar këto si parime themelore për mbrojtjen e integritetit të lojës.

Në deklaratën e tij, Duka shpreh edhe mbështetjen e plotë për qëndrimin e UEFA-s, duke bërë të ditur se do të vijojë të punojë së bashku me drejtuesit e federatave të tjera evropiane për të garantuar që situata të tilla të mos përsëriten.

“Mbështes plotësisht qëndrimin e UEFA-s. Së bashku me UEFA-n dhe kolegët e mi, presidentët e federatave kombëtare, do të punoj ngushtë për të siguruar që mësimet e nxjerra nga kjo situatë të përkthehen në hapa konkretë dhe të vendosen mekanizmat e nevojshëm për të parandaluar përsëritjen e rasteve të ngjashme në të ardhmen”, thekson ai.

Në përfundim, zëvendëspresidenti i UEFA-s vlerëson unitetin e federatave evropiane si faktorin kyç që ndikoi në tërheqjen e FIFA-s nga ky plan.

“Edhe një herë u dëshmua se uniteti është vlera jonë më e madhe. UEFA tregoi sërish se, kur të gjithë aktorët e futbollit flasin me një zë të vetëm dhe qëndrojnë të bashkuar, gjithmonë mund të gjendet rruga e duhur”, përfundon deklarata e Armand Dukës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.