Tiranë 37°C · Pjesërisht vranët 01 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
₿ CRYPTO
BTC $63,111 ▲ +0.91% ETH $1,872 ▲ +0.22% XRP $1.0646 ▼ -0.08% SOL $72.9100 ▼ -0.99%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
01 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Mela: U dhuruan 47 banesa sociale në Dibër

Koalicioni VLEN vlerëson se ndarja e 47 banesave sociale në Dibër përbën një tjetër dëshmi të rezultateve konkrete të arritura gjatë 24 muajve të qeverisjes, duke theksuar se politikat e tij janë të orientuara drejt përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së banesave, kryetari i Komunës së Dibrës nga radhët e VLEN-it, Fisnik Mela, deklaroi se investimet në strehimin social janë investime në dinjitetin e qytetarëve. Ai falënderoi Qeverinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunës së Dibrës, duke veçuar edhe projektet infrastrukturore që po realizohen në këtë komunë.

Sipas Melës, ndër projektet më të rëndësishme është ndërtimi i bulevardit të ri pranë kompleksit të banesave sociale, investim me vlerë rreth 2 milionë euro, i cili pritet të përmirësojë infrastrukturën dhe qasjen në këtë zonë.

Nga VLEN theksojnë se qeverisja duhet të vlerësohet përmes rezultateve konkrete dhe jo premtimeve, duke nënvizuar se banesat sociale, investimet në infrastrukturë dhe projektet zhvillimore janë pjesë e politikave që synojnë vendosjen e qytetarit në qendër dhe krijimin e kushteve për një jetë më dinjitoze për çdo familje.

VLEN thekson se, pas 24 muajsh në qeveri, do të vazhdojë të zbatojë politika që, sipas tyre, sjellin zhvillim dhe mirëqenie në të gjitha komunat e vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.