Kronika

Universiteti i Tiranës kundër ligjit për arsimin e lartë

Universiteti i Tiranës, por edhe Këshilli Studentor kanë kërkuar që në ligjin e ri të arsimit të lartë të hiqet kapitulli i 12 dhe të bëhen disa përmirësime ligjore në një pjesë të neneve, çka do ta bënte ligjin të zbatueshëm dhe aktual.

Porfesorët kanë theksuar se me buxhetin e shtetit nuk arrihet që të paguhen as stafet akademike, pagat e të cilëve janë më të ulëta se kolegët e tyre në Kosovë.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule tha se krijimi i shumë agjencive do të sillte shpërndarje të buxhetit për arsimin, i cili gjatë këtyre viteve ka qenë i pamjaftueshëm edhe për kryerjen e pagesave të stafit akademik.

Kule tha se UT nuk parashikon rritje të tarifave për studentët dhe se është e domosdoshme që në procesin e akreditimin të ketë agjenci të huaja, të cilat nuk bëjnë tolerime dhe kanë struktura të forta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button