🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,781 ▼0.21%
DOW 47,707 ▼0.07%
NASDAQ 22,697 ▲0.01%
NAFTA 84.09 ▲0.77%
ARI 5,222 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $69,552 ▼ -0.96% ETH $2,020 ▼ -1.28% XRP $1.3788 ▼ -0.69% SOL $85.5800 ▼ -1.18%
S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 84.09 ▲0.77 % ARI 5,222 ▼0.38 % S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 84.09 ▲0.77 % ARI 5,222 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kosova

Ushtria, Thaçi: Po të duan ndërkombëtarët për 5 minuta e bindin Beogradin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Zërin” ka konfirmuar edhe një herë se krijimi i ushtrisë është “rrugë pa kthim”.

Sipas tij, tani gjithçka varet nëse do të bëhet me ndryshimet kushtetuese duke i bindur serbët ose përmes iniciativës së tij

“Beogradi po e mban peng Kosovën dhe është i pajustifikueshëm ngurrimi i bashkësisë ndërkombëtare t’i bindin serbët e Kosovës që ta ndryshojnë mandatin e FSK-së përmes ndryshimeve kushtetuese”, tha Thaçi.

Sipas presidentit Thaçi, bashkësia ndërkombëtare mund ta bindë Beogradin për pesë minuta nëse vërtetë dëshiron ta bëjë këtë.

Megjithëkëtë, presidenti ka rikonfirmuar edhe një herë se nëse bashkësia ndërkombëtare nuk mund t’i bindë serbët që të votohen ndryshimet kushtetuese, atëherë Kosova do të shkojë përmes projektligjit dhe do ta ketë ushtrinë e vet.

Thaçi ka thënë se janë në koordinim me Qeverinë për Projektligjin dhe brenda afatit ligjor ajo pritet të shkojë në Kuvend.

Presidenti ka folur edhe për Demarkacionin dhe ratifikimin e tij.

Ai ka thënë se partnerët e koalicionit duhet t’i bindin deputetët e tyre për ta ratifikuar këtë marrëveshje sepse BE-ja nuk do ta heqë kurrë këtë kusht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.