☁️
Tiranë 15°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,586 ▼0.58%
DOW 45,881 ▼0.74%
NASDAQ 21,992 ▼0.72%
NAFTA 97.56 ▲2.2%
ARI 4,618 ▼5.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,554 ▼ -2.36% ETH $2,113 ▼ -2.8% XRP $1.4352 ▼ -0.33% SOL $87.5300 ▼ -1.56%
S&P 500 6,586 ▼0.58 % DOW 45,881 ▼0.74 % NASDAQ 21,992 ▼0.72 % NAFTA 97.56 ▲2.2 % ARI 4,618 ▼5.69 % S&P 500 6,586 ▼0.58 % DOW 45,881 ▼0.74 % NASDAQ 21,992 ▼0.72 % NAFTA 97.56 ▲2.2 % ARI 4,618 ▼5.69 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Veliaj dhe Tahiri: Në 18 qershor duhet të fitojnë shqiptarët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ftoi të gjithë të rinjtë që në 18 qershor të votojnë për PS duke iu bashkuar ekipin më të madh fitues në vend. “Ose rrëzohemi të gjithë bashkë, ose ngrihemi të gjithë bashkë. Asnjë rezultat nuk është final, gjithmonë ka një ndeshje tjetër për t’u përgatitur më fort dhe për t’u fituar më bindshëm. Dua të ftoj të gjithë, jo vetëm për këtë kampionat, por ndoshta edhe në organizime të tjera që secili mund t’i bëjë në lagje. Ne jemi sot qyteti më i ri në Republikë. Në qoftë se mosha mesatare e Shqipërisë është 35 vjeç, mosha mesatare e Tiranës është më pak se 30 vjeç, falë studentëve që vijnë në Tiranë, falë gjimnazeve që Tirana i ka më të shumta.

Kjo do të thotë që edhe betejën finale, atë që ka realisht rëndësi, në 18 qershor, është shumë e rëndësishme, që ata që votojnë për herë të pare, të votojnë Partinë Socialiste të Shqipërisë, ekipin më të madh dhe ekipin më fitues në vendin tonë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se pavarësisht rritjes së numrit të terreneve sportive këto dy vite, puna do të vijojë pa u ndalur për të shtuar investimet për përmirësimin e infrastrukturës sportive.

Veliaj theksoi rëndësinë që ka vota në zgjedhjet e 18 qershorit në mënyrë që të vijojnë investimet në të gjithë kryeqytetin dhe për të mos kthyer Tiranën sërish në periudhën e gjumit.  “Nga ana tjetër, di edhe një gjë shumë mirë, që ne edhe mund të humbasim më shumë. Ne mund të humbasim nëse kthehemi mbrapsht, mund të humbasim nëse Tirana shkon në gjumë, mund të humbasim nëse çadra kthehet prapë në Shqipëri dhe e bën ashtu siç e bëri ato vite që sundonte Shqipërinë”, tha kreu i Bashkisë.

Ndërsa Kryetari i PS së Tiranës Saimir Tahiri theksoi se ky kampionat është shembulli më i mirë se si mund të punohet në një skuadër fituese.

Duke e cilësuar si tepër të rëndësishme pjesëmarrjen në një garë, Tahiri deklaroi se ajo është një shans që u jepet qytetarëve që të votojnë për më të mirin.

Tahiri theksoi se gjatë qeverisjes së këtyre katër viteve, PS ka treguar më shumë sesa njëherë që punon për Shqipërinë dhe për përmirësimin e jetesës së qytetarëve shqiptarë. Kryetari i PS-së së Tiranës deklaroi se në zgjedhjet e 18 qershorit, gara e PS nuk është me partitë, por me papunësinë, me varfërinë.

“Në 18 qershor duhet të fitojnë shqiptarët. Në 18 qershor gara jonë nuk është me partitë. Në 18 qershor gara jonë është me papunësinë. Në 18 qershor gara jonë është me varfërinë. Në 18 qershor gara jonë është me shtetin e rrënuar që na lanë pas. Në 18 qershor gara jonë është me të gjithë ata që duan ta mbajnë peng vendin. Dhe në 18 qershor gara jonë është për Shqipërinë që duam. Kështu që hajde bëhemi bashkë dhe punojmë prapë bashkë. Hajde garojmë dhe në 18 qershor fitojmë ne dhe gjithë shqiptarët në çdo cep të Shqipërisë. Kështu që jepini forca! Jam shumë i bindur që në fund të këtij kampionati fituesi do i përfaqësojë të gjithë”, tha Tahiri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.