☁️
Tiranë 17°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,007 ▲ +1.19% ETH $2,063 ▲ +1.47% XRP $1.3204 ▲ +1.59% SOL $80.1600 ▲ +2.36%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Politika

Vendoret, Ndoka e Gjinushi: Jemi drejt një poli të tretë për 21 qershorin

Në prag të zgjedhjeve vendore dhe në një kohë që ka nisur ndarja e bashkive, partitë e vogla kërcënojnë të mëdhenjtë se do të dalin më vete. Partitë e vogla deklarojnë se po shohin mundësitë e daljes në këto zgjedhje në grupime të reja, jo si ato tradicionale në koalicion me PD-në apo me PS-në. Të majtë dhe të djathtë, deklarojnë se po shikojnë mundësinë e krijimit të një poli të tretë.poli

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, kritikoi qëndrimet mbajtura nga PS-sa ndaj PSD-së. Gjinushi i quajti jo të sinqerta raportet që PS-ja ka mbajtur ndaj partisë që ai drejton. “Partitë e vogla ecin prap me këmbët e veta, e madhja përfiton nga partitë e vogla dhe jo e kundërta. Jemi të hapur për të bashkëpunuar, por prirjet janë për bashkëpunim me partitë që janë më të ngjashme me partitë si ne”, tha Gjinushi për Ora News.

Në intervistën e tij, Gjinushi komentoi edhe takimin e përfolur në media pak ditë më parë me Dritan Priftin.  “Dritan Prifti hyn tek elektronet e lira. Ka shfaqur interesin për rikthim në politikë. Jemi takuar siç takoi dhe Nardi Edi Ramën. Ai ka shfaqur interes, por në lokale nuk kontribuon personalisht sepse nuk kandidon dot për kryetar Bashkie apo këshilla, por kjo mbetet për t’u vlerësuar”,-deklaroi Gjinushi.

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka pranoi zhvillimin e negociatave me përfaqësues të dy partive të mëdha në vend, ndërsa foli për mundësinë e krijimit të një skeme të re ku të garojnë së bashku parti të cilat nuk do të jenë në koalicion me dy partitë e mëdha.

“Forma klasike është me kandidatë të përbashkët bashkisë, por kjo nuk është diskutuar ende, por vërejmë një PD të ngurtësuar. Ka pasur luhatje edhe për shkak të çamëve. Ndaj edhe ne jemi të përgatitur për të marrë masat tona që si do që të jetë vendimi i PD-së ne të jemi të përgatitur. Jemi një parti opozitare paçka vërejtjeve. Kontaktet nuk mungojnë me çdo koalicion politik. PDK ka bashkëpunuar edhe me PS-në”, tha Ndoka.

Nga ana e tij drejtuesi i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se ende nuk ka pasur kontakte nga PD-ja për zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa shtoi se do të garojë në koalicion të rreshtuar krah partive opozitare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.