☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.13 ▲2.8%
ARI 4,835 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,182 ▼ -4.3% ETH $2,195 ▼ -5.9% XRP $1.4610 ▼ -4.51% SOL $89.8400 ▼ -5.83%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.13 ▲2.8 % ARI 4,835 ▼1.25 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.13 ▲2.8 % ARI 4,835 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Veseli: Nuk ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar lidhur me ngjarjet e fundit në Maqedoni se nuk do që Kosova të përzihet në çështjet e brendshme të këtij shteti.

Ai është shprehur se Kosova duhet të ruajë miqësinë me fqinjët e saj.

“Realisht, Republika e Maqedonisë është një vend fqinj me të cilin dëshirojmë të kemi marrëdhënie fqinjësore të mira , të mos kemi keqkuptime, të mos përzihemi në punët e brendshme të tyre. Ne dëshirojmë që shqiptarët të cilët përbëjnë një pjesë të popullatës së Maqedonisë të jenë të integruar në atë shtet…”, ka thënë ai.

Këto deklarata, Veseli i ka dhënë gjatë një ceremonie për Ditën e Tokës.

Siç raporton ‘Zëri’, ai ka folur edhe për krijimin e Gjykatës Speciale, për të cilën ka thënë se nuk ka ndonjë datë të saktë kur do të themelohet, por që Kosova duhet të ketë një konsensus politik dhe ta ruajë partneritetin me Bashkësinë ndërkombëtare.

“Kurdo që do të vjen me rëndësi është të kemi konsensus në aspektin politik dhe ta ruajmë vazhdimësinë e partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare. Gjithsesi, do të ketë një ambient të shëndoshë sepse ne jemi 120 deputetë të zgjedhur dhe kemi përgjegjësi para atyre që na kanë zgjedhur. Unë dëshiroj të përcjellë mesazhin e konsensusit nacional, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, veçanërisht në këto sfida të mëdha”, ka thënë Veseli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.