☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 96.58 ▲0.55%
ARI 4,449 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $78,122 ▼ -1.99% ETH $2,472 ▼ -1.98% XRP $1.3821 ▼ -4.15% SOL $101.2500 ▼ -3.56%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.58 ▲0.55 % ARI 4,449 ▼0.27 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.58 ▲0.55 % ARI 4,449 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Boterori

Video/ PSG e nis me mbrojtje kurorën e ‘mbretit’, i bën “tenis” sllovakëve! Liverpuli përmbys Atletikon, ja rezultat

Mbrëmje me shumë gola në Champions League.

Liverpool ka përmbysur Atlético Madridin në “Anfield”, PSG ka dhuruar një festival golash ndaj Slovan Bratislavës, ndërsa Sporting ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Galatasarayt.

Liverpool ka triumfuar 2-1 ndaj Atlético Madridit, në një ndeshje të luftuar në “Anfield”.

Madrilenët kaluan të parët në avantazh në minutën e 17-të, me Marcos Llorente, duke i dhënë skuadrës së Diego Simeones një nisje perfekte.

Reagimi i Liverpoolit erdhi pak para pushimit. Në minutën e 40-të, Dominik Szoboszlai riktheu baraspeshën, ndërsa vetëm pesë minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Alexis Mac Allister realizoi golin e përmbysjes.

Paris Saint-Germain ka dhuruar spektakël në Paris, duke mposhtur me rezultatin e thellë 6-1 Slovan Bratislavën.

Ousmane Dembélé e nisi festivalin me dy gola në minutat 17’, dhe 23’, ndërsa më pas skenën e mori Ferran Torres.

Sulmuesi spanjoll realizoi një hat-trick, duke shënuar në minutat 31’, 47’ dhe 57’. Slovan Bratislava gjeti një gol ngushëllimi me Suleiman Camara në minutën e 58-të.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Fabián Ruiz në minutën e 87-të.

Një paraqitje e jashtëzakonshme për PSG-në, që e nis kështu në mënyrën më bindëse të mundshme aventurën europiane.

Sporting Lisbona ka marrë fitoren 3-1 ndaj Galatasarayt, në një sfidë ku vendasit u detyruan fillimisht të përmbysnin rezultatin.

Galatasaray kaloi në avantazh që në minutën e 5-të, pas një autogoli të Gonçalo Inacios.

Sporting reagoi dhe barazoi në minutën e 27-të me Catamo. Në pjesën e dytë, vendasit përmbysën gjithçka.

Luis Suárez realizoi nga pika e bardhë në minutën e 57-të, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë Zalazar shënoi golin e tretë të Sportingut.

REZULTATET:

Liverpool 2-1 Atletico Madrid

Szoboszlai 40′, Mac Allister 50′ / Llorente 17′

Goli i Mac Allister (Video)

Goli i Szoboszlait (Video)

Goli i Llorente (Video)

PSG 6-1 Slovan Bratislava

Dembele 17′, 23′, Ferran Torres 31′, 47′, 57′, Ruiz 87′ / Camara 58′

Goli i Ruiz (Video)

Goli i Camara (Video)

Goli i tretë i Ferran Torres (Video)

Goli i dytë i Ferran Torres (Video)

Goli i parë i Ferran Torres (Video)

Goli i dytë i Dembele (Video)

Goli i parë i Dembele (Video)

Sporting 3-1 Galatasaray

Catamo 27′, L. Suarez (P) 57′, Zalazar 63′ / Inacio (A.G) 5′

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.