☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 97.24 ▲1.24%
ARI 4,438 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $78,184 ▼ -1.55% ETH $2,476 ▼ -1.3% XRP $1.3832 ▼ -3.23% SOL $101.3500 ▼ -2.83%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.24 ▲1.24 % ARI 4,438 ▼0.52 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.24 ▲1.24 % ARI 4,438 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Arte

Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

Akademia e Shkencave përkujtoi sot në ditën e ndarjes nga jeta Zef Krispin (Giuseppe Crispi), peshkopin, helenistin dhe profesorin e Universitetit të Palermos, një ndër studiuesit arbëreshë që në shekullin XIX iu kushtuan gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare.

Zef Krispi lindi në vitin 1781 në Pallaci Adriano (Palazzo Adriano) të Siçilisë dhe i përkiste njërit prej komuniteteve më të njohura arbëreshe. Ai njihet si një nga figurat kryesore të komunitetit arbëresh në Siçili dhe një nga studiuesit më të hershëm që theksoi lashtësinë e gjuhës shqipe. Duke marrë tezat e Conrad Malte-Brun, sipas Krispit, shqipja ishte e lidhur ngushtë me gjuhët pellazge, maqedonase dhe proto-eoliane.

Ai e konsideroi shqipen si paraardhëse të greqishtes, një gjuhë e cila sipas Krispit do të kishte humbur konotacionet e saj origjinale. Si autor i studimit të njohur “Shqipja nëna e gjuhëve” (botuar në Palermo në vitin 1831), ai argumentoi lidhjet e shqipes me gjuhët e lashta, duke i paraprirë kështu Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Monografia ndikoi në qëndrimet e autorëve të tjerë arbëreshë si Giuseppe Schirò, i cili e përdori atë për të shkruar veprën e tij të vitit 1834 me titull “Marrëdhëniet midis Epirit dhe mbretërisë së dy Siçilive”.

Vepra të tjera të Krispit kanë të bëjnë me kulturën dhe historinë e komunitetit arbëresh në Siçili. Ai është ndër studiuesit e parë të shekullit XIX që shkroi për “Mesharin” e Gjon Buzukut, prej të cilit botoi një fragment, bazuar në letrën e Gjon Kazazit, i cili më 1740 i kishte dhënë lajmin për zbulimin e veprës Gjergj Guxetës (Giorgio Guzzetta).

Krispi e quante shqipen “albanese-epirota”, ndërsa, krahas arbëreshit tjetër sicilian Gjon Skiro (Giovanni Schirò) mbrojti tezën e origjinës pellazgjike të popullit shqiptar. Ai ndërmori gjithashtu hartimin e një fjalori të madh shqip-italisht, i cili nuk arriti të përfundonte. Ndër veprat e tij më të njohura është “Memorie storiche di talune costumanze appartenenti alle colonie greco-albanesi di Sicilia” (1853). Që në vitin 1831, ai kishte botuar një “Memoria” mbi gjuhën shqipe, ku mbronte po ashtu tezën pellazgjike.

Kontributi i tij u shtri edhe në fushën e folklorit. Krispi i dha folkloristit italian këngë popullore shqipe të arbëreshëve të Sicilisë, të cilat u botuan prej tij më 1857.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.