☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,546 ▼1%
DOW 46,265 ▼0.87%
NASDAQ 21,670 ▼1.49%
NAFTA 116.62 ▲3.75%
ARI 4,657 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $67,981 ▼ -2.44% ETH $2,072 ▼ -4.17% XRP $1.2983 ▼ -3.54% SOL $78.6500 ▼ -4.23%
S&P 500 6,546 ▼1 % DOW 46,265 ▼0.87 % NASDAQ 21,670 ▼1.49 % NAFTA 116.62 ▲3.75 % ARI 4,657 ▼0.6 % S&P 500 6,546 ▼1 % DOW 46,265 ▼0.87 % NASDAQ 21,670 ▼1.49 % NAFTA 116.62 ▲3.75 % ARI 4,657 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Viti 2016, më i nxehti në histori

Gjashtë muajt e parë të vitit 2016 ishin më të nxehtët e regjistruar ndonjëherë, njoftoi NASA të martën, ndërsa shtresa arktike e akullit tani mbulon 40% më pak të sipërfaqes së tokës krahasuar me 30 vite më parë.

Temperatura globale ishte 1.3 gradë Celsius më e lartë se mesatarja në periudhën Janar-Qershor të këtij viti, në raport me atë të fundit të shekullit të XIX. Në total, – thotë “CNN” duke cituar administratën kombëtare oqeanike dhe atmosferike të SHBA-ve, – planeti ka pasur për 14 muaj rresht temperaturat më të larta të matura ndonjëherë, që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1880.

Australia, Mbretëria e Bashkuar, Hong Kongu dhe Spanja janë ndër vendet e marra si shembull për termometrin që shënon më shumë se një gradë mbi mesataren. 6-mujorin më të ngrohtë ndonjëherë ka pasur edhe Zelanda e Re.

Sa për shtresën e akullit në det, ajo është tkurrur më shpejt se normalja në 5 prej 6 muajve të fundit të 2016-s. “Ka qenë vit i nxehtë përgjithësisht, por temperaturat e shënuara në Arktik këtë gjashtëmujor janë vërtet ekstreme”, thotë shkencëtari i NASA-s, Walt Meier.

Sipas tij, faji nuk rëndon i gjithë mbi sistemin e krijuar nga “El Nino” në vitin 2015. Për këtë situatë, mjaft ekspertë fajësojnë rritjen e përqëndrimit të dioksidit të karbonit në atmosferë, i cili vjen pjesërisht nga djegia e karburanteve fosile e që këto dekadat e fundit ka kapërcyer kufijtë historikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.