Vllaznia feston pas fitores me Partizanin dhe mban kryesimin e Superligës
Skuadra e Skënder Gegës u shfaq superiore dhe mori avantazhin e dyfishtë 2-0 me dy gola të Eze nga 1 në çdo pjesë, ndërkohë që Leiria çoi shifrat në 3-0.
Mensah shënoi golin e nderit për skuadrën korçare, që e sheh veten në vendin e fundit me vetëm 5 pikë të grumbulluara në 8 ndeshje, Tirana regjistron një tjetër fitore në Kategorinë Superiore, e dyta radhazi. Skuadra e Nevil Dedes këtë radhë mposhti Apoloninë me rezultatin 3-0 në sfidën e luajtur në “Selman Stërmasi”.
Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes kur u shënuan të tre golat. Ismail Geci ishte ai që zhbllokoi rezultatin e kësaj sfide. Goli që u pasua nga ai i Bathës dhe Ernest Mucit për të fiksuar rezultatin 3-0 për Tiranën që shkon në 12 pikë. Në ndeshjen tjetër, Bylis mori fitoren e parë, teksa mundi Kastriotin 2-1. Për ballshiotët shënuan Ndreca dhe Mehmetllari, ndërsa Kastrioti vetëm sa shkurtoi diferencën me Devid.