☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.16 ▲4.04%
ARI 4,716 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,857 ▼ -1.67% ETH $2,072 ▼ -1.29% XRP $1.3138 ▼ -2.07% SOL $79.0300 ▼ -5.05%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

“Vllaznia” prezanton trajnerin gjerman, Brdariç: Objektivi, kupat e Europës

“Vllaznia” ka prezantuar trajnerin e saj të ri, gjermanin Thomas Brdariç, i cili ka theksuar se objektivi është sigurimi i pjesëmarrjes në kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Skuadra shkodrane ka prezantuar po ashtu dhe stafin që do ndihmoj gjermanin në drejtimin e kuqebluve. Kështu ndihmësi i tij i parë do të jetë ish trajneri i “Besëlidhjes”, Elvis Plori, ndërsa stafi do të kompletohet nga Safet Osja dhe Ideal Lekiqi, me këtë të fundit si trajner i portierëve të Vllaznisë.

Brdariç u prezantua nga drejtori sportiv i “Vllaznisë”, Matko Djarmati. “Jam i kënaqur që do të jem pjesë e “Vllaznisë”. Shpresojmë të arrijmë objektivat që ka klubi për të kapur Kupat e Europës. Kam disa ditë në Shkodër dhe kam parë gjithçka sa i përket klubi, terreneve. Uroj që bashkëpunim të jetë sa më i gjatë dhe i suksesshëm. Iu përgjigja pozitivisht ftesës së një klubi me emër si Vllaznia. Tani duhet t’i futemi punës, pasi skuadra ka nevojë për përforcime”, është shprehur trajneri Brdaric në konferencën për shtyp.

Kush eshte Thomas Brdariç

Thomas Brdarić ka i lindur më 23 janar 1975  në Nürtingen, Baden-Württemberg, Gjermani dhe e ka filloi karrierën e tij profesionale me ekipin e Stuttgartit  më 29 gusht 1993 kundër Bayern Munich.  Eshtë një ish-futbollist profesionist gjerman me origjinë Kroate, i cili ka luajtur si lojtar sulmues dhe menaxher. Me pas ai ka luajtur me Fortuna Düsseldorf, Leverkusen, Hannover 96,  Wolfsburgun,  etj. Brdarić ka luajtur 18 ndeshje në Ligën e Kampionëve në total. Per shkak te demtimit ne gju, ai u detyrua përfundimisht të përfundonte karrierën e tij si lojtar.

Ai ka qënë menaxher dhe trajner në disa ekipe si: Dinamo Minsk, Volfsburg, Shkendija, FC Bunyodkor, etj. Së fundi në vitin 2018-2019 me ekipin gjerman Rot-Weib Erfurt.

Ai është i martuar me gruan Antje dhe ka dy djem, Tim dhe Lance.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.