Kronika

Vrasja në Lezhë, Policia: 5 mijë euro për këdo që jep informacion për autorin

Policia e Lezhës vë në dispozicion një shumë prej 5 mijë euro për këdo që jep informacion mbi autorësinë e vrasjes së Kristjan Markut, mbrëmjen e të dielës. Policia nuk ka ende një autor të dyshuar për ngjarjen, ndërsa deri tani janë shoqëruar 16 persona.

Policia ka theksuar se garanton anonimatin e plotë të informatorit.

Kristjan Marku, 23 vjeç u vra me armë zjarri mbrëmjen e të dielës në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës. I plagosur rëndë nga ngjarja mbeti shtetasi Altin Gjonaj, 38 vjeç, nga fshati Tale i Lezhës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button