Kronika

Vrau 3 vajzat në Itali, shpallet e pafajshme 38-vjeçarja shqiptare. Do qendrojë 10 vjet në një institut psikiatrie

Është lënë e lirë 38-vjeçarja shqiptare Edlira Copa, e cila në mars të 2014-ës vrau me thikë tre vajzat e saj 13, 10 dhe 3 vjeç në Lecco të Italisë.

Mësohet se ky vendim është marrë pasi gruaja vuante nga probleme të rënda mendore, ndërsa tashmë ajo do të qendrojë për 10 vjet në një institut psikiatrie të Gjykatës.

Mediat italiane thonë se shqiptarja iu nënshtrua një gjykimi të shkurtuar. Prokurorja e çështjes ishte Silvia Zannini, ndërsa avokat mbrojtës Andrea Spreafico. Mediat thonë se vendimi me shkrim do bëhet i ditur pas disa javësh.

Mbrëmjen mes 8 dhe 9 marsit të shkuar, Edlira Çopa qëlloi me thikë njëra pas tjetrës të bijat e saj: Simonën 13 vjeçe, Keisin, 10 vjeçe dhe Sidnin, vetëm 3 vjeçe. Krimi ndodhi pas një krize të fortë mendore, pasi gruaja kishte mësuar se ish­bashkëshorti po udhëtonte drejt Shqipërisë për t’u lidhur me një tjetër. Edlira Çopa tentoi të vriste dhe veten me të njëjtën thikë që ekzekutoi fëmijët e saj dhe për disa muaj u mbajt në ruajtje, në një spital të zonës. Edhe gjatë kësaj kohe ajo tentoi të vetëvarej brenda në dhomën e spitalit, duke përdorur një çorap najloni. Por, infermierët e ndaluan në kohë gruan që mund të shënonte viktimën e katërt.

Nisur nga krimi i trefishtë dhe tentativa e vetëflijimit, psikiatrët thanë se gruaja duhet të qëndrojë në një qendër të mbrojtur, për një kohë të papërcaktuar. Ajo është cilësuar si person i papërgjegjshëm dhe që nuk mund të përballet me drejtësinë për atë që ka kryer, pasi nuk është e ndërgjegjshme. Pas krimit të trefishtë, mjekët kanë konkluduar se gruaja ishte e sëmurë mendërisht, edhe pse nuk ishte ndjekur më parë nga asnjë specialist.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button