Tiranë 38°C · Pjesërisht vranët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,938 ▼ -0.11% ETH $1,918 ▼ -0.18% XRP $1.0363 ▼ -0.25% SOL $76.5400 ▲ +1.27%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Kronika

Vrau një grua pasi e kishte shfrytëzuar për prostitucion, arrestohet shqiptari në SHBA

Një shtetas shqiptar është arrestuar në shtetin e Ohajos në SHBA, pas një operacioni ndërkombëtar të koduar “Globi”, të zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare, amerikane dhe disa agjencive europiane të zbatimit të ligjit.

I dyshuari S.H rezulton i dënuar më herët si në Shqipëri ashtu edhe në Belgjikë për vepra të rënda penale, ku përfshihen tre vrasje.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ai kërkohej prej vitesh nga drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare. Autoritetet e akuzojnë se ka vrarë dy vëllezër në Patos më 1997, si dhe ka kryer një vrasje në Belgjikë të një shtetaseje shqiptare që dyshohet se ishte shfrytëzuar për prostitucion.

Operacioni është realizuar pas një bashkëpunimi mes Interpolit në disa shtete dhe Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të SHBA-ve. Aktualisht po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt vendit tonë, ku pritet të përballet me drejtësinë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Globi”.

Operacioni u finalizua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Departamentit të Policisë Kriminale, Interpol Tiranës, Interpol Uashingtonit, Interpol Mançesterit dhe Interpol Brukselit.

Arrestohet në Ohio, SHBA, një shtetas shqiptar, i dënuar në Shqipëri, me 25 vjet burgim, dhe në Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për vrasje.

I arrestuari, në muajin mars 1997, vrau 2 vëllezër, në Patos, dhe 5 muaj më pas, vrau në Belgjikë, një shtetase shqiptare, të cilën e kishte shfrytëzuar për prostitucion.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar policor ndërmjet hetuesve nga Njësia Speciale Policore e Departamentit të Policisë Kriminale (e njohur si “Njesia e përbashkët e shërbimeve investiguese”, e cila punon ngushtë me Njësitë e Hetimeve Ndërkombëtare Kriminale DSS/OCIU në Ambasadën Amerikane në Tiranë), Drejtorisë së Interpolit në Policinë e Shtetit, homologëve të tyre në Uashington, Mançester dhe Bruksel, Marshallëve Amerikanë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, u arrestua në Ohio, shtetasi shqiptar i kërkuar që prej vitit 1997:

-S.H, 51 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas, në vitin 2000, është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, pasi më datë 30.03.1997, në Patos, Fier, në bashkëpunim me shtetasin D. S., ka vrarë me armë zjarri, shtetasit H. B. dhe I. B. (vëllezër), për motive të dobëta.

Gjithashtu, në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Brukselit, Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi më datë 29.08.1997, ka vrarë me armë zjarri, në Bruksel, një shtetase shqiptare, të cilën më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion.

Policia e Shtetit po punon ngushtë me agjencitë ligjzbatuese të SHBA-së, për ta kthyer 51-vjeçarin për t’u përballur me drejtësinë në Shqipëri.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.