☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,157 ▲ +0.87% ETH $2,272 ▲ +1.16% XRP $1.2551 ▲ +0.55% SOL $95.5800 ▼ -0.04%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vrau shqiptarin në servis dhe e dogji brenda makinës, merr kthesë krimi makabër në Itali! Gjykata drejt përgjysmimit të d

Përgjegjësia e Cristiano Mossalit për vrasjen e shqiptarit Nexhat Rama konsiderohet e sigurt, ndërsa ajo që mbetet për t’u përcaktuar është nëse krimi ishte i paramenduar, siç ka pretenduar gjatë gjithë kohës Prokuroria, apo jo.

Ky është ndryshimi thelbësor që pritet të përcaktojë edhe dënimin përfundimtar të 56-vjeçarit nga Capriolo, pasi vendimi është apeluar.

Në shkallën e parë, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Mossalin me 27 vite burg, ndërsa Gjykata e Apelit e uli dënimin në 14 vite, duke vlerësuar se paramendimi nuk ishte provuar në mënyrë të mjaftueshme.

Mossali, mekanik makinash nga Capriolo, ndodhet në burg që prej fillimit të shtatorit, katër vite më parë. Ai akuzohet për vrasjen e Nexhat Ramës në servisin e tij të riparimit të automjeteve dhe më pas për djegien e trupit dhe të makinës së viktimës në një zonë rurale, jo shumë larg banesës së tij.

Tashmë, 56-vjeçari do të duhet të presë muajt në vijim për të mësuar se sa kohë do të duhet të qëndrojë ende në burg dhe nëse dënimi përfundimtar do të jetë ai i vendosur nga Gjykata e Apelit apo do të rikthehet në fuqi dënimi më i rëndë i shkallës së parë.

Në qendër të çështjes mbetet pikërisht pyetja nëse Mossali e kishte planifikuar më parë vrasjen apo bëhet fjalë për një krim pa paramendim.

Një përcaktim që sjell një diferencë të konsiderueshme në dënim: nga 27 vite burg në shkallën e parë, në 14 vite sipas vendimit të Apelit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.