🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.25 ▼1.96%
ARI 4,031 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,031 ▼ -0.47% ETH $2,309 ▼ -1.31% XRP $1.2915 ▼ -0.43% SOL $100.4900 ▼ -0.93%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,031 ▲0.58 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,031 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Paga mesatare arrin 92,150 lekë, 1 në 4 të punësuar marrin rrogë minimale

Paga mesatare në Shqipëri kaloi 92 mijë lekë në tremujorin e dytë të vitit, duke u rritur me 10% në një vit. Por diferencat mbeten të mëdha, me financat dhe teknologjinë që paguajnë mbi dyfishin e mesatares kombëtare.

Paga mesatare në Shqipëri ka vijuar rritjen edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, duke kaluar nivelin e 92 mijë lekëve bruto në muaj. Megjithatë, të dhënat tregojnë se tregu i punës mbetet i polarizuar, me më shumë se një të katërtën e të punësuarve që deklarohen me pagë minimale, ndërsa paralelisht po zgjerohet edhe grupi i punonjësve që marrin mbi 120 mijë lekë në muaj.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë arriti në 92,150 lekë në tremujorin e dytë 2026, me një rritje prej 9.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ecuria e viteve të fundit tregon një rritje të ndjeshme të pagës nominale. Në tremujorin e dytë të vitit 2024 paga mesatare ishte 75,114 lekë, ndërsa një vit më vonë arriti në 83,906 lekë. Në tremujorin e parë të këtij viti paga mesatare ishte 90,120 lekë, për t’u ngjitur në 92,150 lekë në prill-qershor. Brenda dy viteve paga mesatare është rritur me rreth 17 mijë lekë.

Por diferencat mes sektorëve mbeten të mëdha. Financat dhe sigurimet vazhdojnë të jenë aktiviteti ekonomik më i paguar në vend, me një pagë mesatare mujore prej 187,267 lekësh, ose më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare. Në vend të dytë renditet sektori i informacionit dhe komunikacionit, ku paga mesatare arrin në 143,528 lekë. Këto janë edhe dy aktivitetet ekonomike që rezultojnë me paga mesatare mbi nivelin kombëtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.