Vritet kreu i Inteligjencës së Gardës Revolucionare
Raportohet se gjeneral majori Majid Hademi, komandanti i Organizatës së Inteligjencës së Korpusit të Gardës Revolucionare Iraniane, është vrarë në një sulm amerikano-izraelit.
Korpusi i Gardës Revolucionare njoftoi për vrasjen e Hademit me një deklaratë me shkrim ku thuhet: “Kreu i fuqishëm dhe i trajnuar mirë i Organizatës së Inteligjencës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike ra dëshmor sot në mëngjes në një sulm nga armiku amerikano-sionist”.
Thuhet se Hademi kishte dhënë kontribute të rëndësishme, të qëndrueshme dhe udhëzuese për vendin në fushat e inteligjencës dhe sigurisë për gjysmë shekulli.
“Këto kontribute do të hapin rrugën që komuniteti i inteligjencës së vendit të qëndrojë me krenari për shumë vite që do të vijnë, veçanërisht përballë armiqve të huaj dhe planeve të tyre të pabesë dhe të liga për të minuar sigurinë dhe paqen e Iranit”.
Ndërsa nuk u dha asnjë informacion se ku u vra Hademi. Më tej u tha se detajet lidhur me organizimin e funeralit do të njoftohen më vonë. /os/


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.