Politika

Vuçiq nga sheshi “Skënderbej” intervistë për RTS-së serbe

tiranaNë një mjedis mikpritës dhe të sigurt, ndryshe nga ai ku u gjenden krerët shqiptarë në Beograd, Kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, dha impresionet e tij te para për Tiranën, nga sheshi “Skënderbej”.

Ne sytë kureshtar te qytetareve te Tiranës dhe vigjilencën e forcave te sigurisë, Vuçiq u intervistua qetësisht nga televizioni shtetëror serb, RTS.

Ai shprehu bindjen, se vizita e tij ne Shqipëri dhe takimi me zyrtaret e larte te këtij vendi, ishin një hap pozitiv drejt te ardhmes se dy popujve.

“Vizita ime ne Tirane dhe takimet me krerët e lartë shtetëror shqiptare besoj se janë hapa pozitiv për te ardhmen e dy popujve dhe vendeve. Dallimet ne bisedime janë te dukshme por indicja për prosperitet është guximi i dy palëve për ta nisur këtë proces”, deklaroi ai.

I vetëdijshëm për te kaluarën problematike te popujve, Vuçiq tha për transmetuesin shtetëror serb nga Tirana se vendet kane fokus te përbashkët ne te ardhmen.

“Shume here kemi luftuar mes vete, e luftërat, sjellin probleme te tjera. Por unë mendoj se e rëndësishme është qe ne shohim drejt se ardhmes bashke, te dyja vendet kane synim t’i bashkohen familjes europiane dhe natyrisht jemi pro marrëdhënieve reciprokisht te mira dhe te qëndrueshme”, theksoi Vuçiq.

Kryeministri serb nuk ngurroi, qe përmes RTS-se serbe, t’i bëjë thirrje investitorëve e biznesmenëve serb, ta vizitojnë Shqipërinë, njëkohësisht ta apelojë palën shqiptare për investime ne territorin serb.

“Vëllimi i këmbimeve tregtare qe sot kapin vlerën e 109 milionë eurove, mund te shkojnë deri në 500 milion ne dhjetë vitet e ardhshme. Ndaj ju bëj thirrje investitorëve të të dyja palëve, t’i shohin si territore për investim serbet Shqipërinë dhe anasjelltas”, deklaroi Vuçiq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button