🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.99 ▲4.86%
ARI 4,694 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,331 ▼ -2.78% ETH $2,042 ▼ -3.2% XRP $1.3082 ▼ -2.44% SOL $78.7900 ▼ -5.55%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.99 ▲4.86 % ARI 4,694 ▼2.47 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.99 ▲4.86 % ARI 4,694 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kosova

Vuçiq: Para këmbimit të territoreve duhet zgjidhur “disa çështje më të thjeshta”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq iu ka përgjigjur presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili dje kishte thënë se këmbimi i territoreve ndërmjet dy vendeve është zgjidhje më e mirë për përparim drejt BE- së e NATO –s.

Lidhur me këtë Vuçiq në rts ka thënë se së pari duhet zgjidhur “disa çështje më të thjeshta”, transmeton Koha.net.

“Nuk është e paditur se ç’rëndësi ka zgjidhja me kompromis e çështjes së Kosovës. por për çfarë po flasim kur i kemi taksat. Këtë masë anticivilizuese. Po i vënë flamujt nëpër rafte që qytetarët të mos e blenë prodhimin serb. Për ta ‘smoki’ ka përkatësi kombëtare. Kjo që nuk ndodh në asnjë vend në botë, ndodh në territorin që e kontrollon Prishtina. Për këtë arsye kur ka lajme të mira si ai i tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Palau, është lajm i mirë”, citon rts të ketë thënë Vuçiq

Ai ka shtuar të mos jetë optimist se do të arrihet te zgjidhja finale për Kosovën, porse, ka përsëritur, është i gatshëm për vendime të vështira dhe për këto vendime ai ka kërkuar duhet kompromise.

Vuçiq sot në Beograd takohet me kryetarin e Republikës së Palaut.

Ky vend, sipas medieve serbe, është shteti i 13 që e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lidhur me këtë Vuçiq ka thënë se është vështirë të konstatohet numri i saktë i shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, sepse, ka shtuar ai, ekzistojnë manipulime të ndryshme, transmeton Koha.net

“Ne po e bëjmë punën tonë. I frikohem euforisë te ne dhe asaj që mendojmë se i kemi zgjidhur të gjitha problemet. Po përpiqemi të krijojmë një pozitë më të mirë starti për Serbinë se sa që e ka pasur. Punën po e kryejmë me përgjegjësi. I lus qytetarët të mos mendojnë se situata lidhur me Kosovën është më e lehtë. Duhet t’i keni para sysh edhe interesat e shqiptarëve e edhe të fuqive të mëdha që janë relativisht kundërthënëse”, ka thënë në transmetuesin publik serb Vuçiqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.