🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.93 ▲4.8%
ARI 4,698 ▼2.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,430 ▼ -3.17% ETH $2,045 ▼ -3.95% XRP $1.3124 ▼ -2.45% SOL $78.8100 ▼ -6.26%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.93 ▲4.8 % ARI 4,698 ▼2.4 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.93 ▲4.8 % ARI 4,698 ▼2.4 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Wall Street Journal: Trump u paralajmërua nga Departamenti i Drejtësisë se emri i tij ishte në dosjet e Epstein

Sipas një raporti ekskluziv të Wall Street Journal, zyrtarët amerikanë i kanë komunikuar presidentit Donald Trump që në maj se emri i tij përmendej disa herë në dosjet voluminoze të lidhura me Jeffrey Epstein.

Në një takim të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi dhe zëvendësi i saj i thanë Trump-it se dokumentet përmbanin thashetheme të paverifikuara për shumë figura publike, përfshirë edhe vetë atë. Sipas burimeve nga administrata, përmendja në dosje nuk do të thotë përfshirje në ndonjë aktivitet kriminal.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë vendosën të mos publikojnë materiale të tjera nga hetimi, pasi shumë prej tyre përmbanin pornografi me fëmijë dhe të dhëna të ndjeshme të viktimave. Trump u shpreh se do t’i besonte vendimit të departamentit dhe nuk do të ndërhynte.

Pam Bondi kishte deklaruar më herët se “lista e klientëve të Epsteinit është në tryezën time për shqyrtim”, por nuk u bë asnjë publikim konkret. Vetëm më 7 korrik, Departamenti i Drejtësisë publikoi një memorandum ku sqaronte se nga rishikimi nuk rezultonte asnjë listë klientësh dhe as prova për hetime ndaj personave të tretë.

Megjithatë, vendimi për të mos publikuar më shumë dokumente ka zemëruar një pjesë të madhe të mbështetësve të Trump-it, të cilët e shohin këtë si një “tradhti politike” ndaj premtimeve për transparencë.

Ndërkohë, drejtësia amerikane ka nisur përgatitjet për një takim me Ghislaine Maxwell, ish-bashkëpunëtore e Epstein, e cila po vuan një dënim prej 20 vitesh burg. Departamenti i Drejtësisë po kërkon informacion nga ajo lidhur me personat që mund të kenë kryer krime së bashku me financierin e ndjerë.

Avokati i Maxwellit falenderoi publikisht Trump-in për “angazhimin për të zbardhur të vërtetën”, ndërsa ajo po përpiqet të apelojë vendimin, duke pretenduar se nuk ka pasur një proces të drejtë.

Trump ka deklaruar se miqësia me Epstein përfundoi shumë kohë përpara se ai të përballej me akuza penale. Ai ka këmbëngulur se nuk ka folur me të për rreth 15 vite para arrestimit dhe vdekjes së Epstein në burg në vitin 2019.

Vendimi për të mos publikuar dosjet ka shkaktuar tensione të forta edhe brenda administratës. Drejtori i FBI-së, Kash Patel, dhe zëvendësi i tij, Dan Bongino, ishin pro publikimit të mëtejshëm. Madje, mes Bondit dhe Bonginos ka pasur një përplasje të fortë në korrik, ku u shkëmbyen akuza për sabotim dhe përhapje informacioni konfidencial.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.