🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.60 ▲6.47%
ARI 4,657 ▼3.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,906 ▼ -2.75% ETH $2,055 ▼ -3.8% XRP $1.3175 ▼ -3.08% SOL $79.5400 ▼ -5.33%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.60 ▲6.47 % ARI 4,657 ▼3.25 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.60 ▲6.47 % ARI 4,657 ▼3.25 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Politika

Xhaçka në Forumin e Antaljas: Vendimi për Konferencën e parë Ndërqeveritare, kyç për besueshmërinë e BE-së

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në forumin e Antaljas me temë “Fqinjët shohin së bashku: E ardhmja e Europës”, ku  theksoi se Bashkimi Europian duhet të vazhdojë të qëndrojë i përkushtuar ndaj rajonit përmes veprimeve konkrete dhe duke mbajtur premtimet.

“Politika e zgjerimit bazohet mbi parimin e hekurt të vlerësimit të meritës së çdo vendi. Por kjo kërkon edhe parashikueshmëri të procesit, nëpërmjet të cilit çdo arritje standardesh apo kriteresh duhet të çojë në hapin e radhës në rrugën drejt BE-së. Një proces i tillë, i besueshëm dhe i prekshëm, është një mbështetje e pazëvendësueshme për reformat e vështira që jemi duke zbatuar”, u shpreh ministrja gjatë fjalës së saj.

Në këtë forum merrnin pjesë edhe panelistë si europarlamentari Sergey Lagodisnky, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe ish-kryeministri rumun, Viktor Ponta.

Lajçak dhe Lagodinsky nëvizuan se nuk duhet të ketë më asnjë vonesë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Për tre ditë radhazi, në Turqi u mbajtën Samiti dhe Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore si dhe Forumi i parë Diplomatik i Antalya ku morën pjesë drejtues shtetesh e qeverish nga mbi 30 vende të botës e ku Shqipëria u përfaqësua nga delegacioni i drejtuar nga Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.