☁️
Tiranë 16°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,823 ▲ +0.57% ETH $2,059 ▲ +1% XRP $1.3143 ▲ +0.41% SOL $79.9500 ▲ +1.38%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Xhafaj: Qeveritari i lartë dhe Drejtori i SHISH sajuan “Babalen” kundër vëllait tim!

Ish-ministri Fatmir Xhafaj ka thënë gjatë pjesë së dytë të intervistës së tij për gazetën Dita, se në inskenimin e çështjes “Babale”, ka bashkëpunuar edhe një drejtor i lartë i SHISH.

Ai quhet Robert Tuci.

Ky i fundit, sipas Xhafajt, ka bashkëpunuar me prokurorin Hajdarmataj dhe PD-në, për të sajuar gjithë historinë mbi vëllain e tij.

Por Xhafaj nuk ndalet këtu.

Ai thotë se bashkëpunëtor ka qenë edhe një zyrtar i lartë në Qeveri.

Xhafaj nuk e tregon emrin e tij.

Pas daljes në skenë të këtyre fakteve, ka reaguar zv.kryeministri Erjon Braçe.

“Po u tregoj nje gje personale;

Ne vitin 2007-te, nje ze me vuri ne dijeni te deklarimit llahtar te pasurise te Argita Berishes.

Nisa te kerkoj, te lutem, te bind derisa e kisha ne dore ate deklarim;

Tmerri nga i jati qe ishte ne ajer kudo e bente te veshtire!

Kam shkuar ne redaksi-“Zeri i Popullit”, therrita gazetaren me te mire, ia dhashe ne dore dhe i thashe dy gjera;

E para, nuk dua te shtosh asnje germe, zero, thjesht do tregosh, nuk do komentosh, deklarimi uleret vete.

E dyta, teksti eshte thelbesisht i joti, titujt jane te mite, te ftohte, ti permbahu ne tekst, une ne tituj.

Me gjithe paragjykimin shembullor mbi “Zerin e Popullit”, ndodhi keshtu.

Se shihja e se shoh dot me sy Sali Berishen, por s’do me besonte kush po te shtohej diku nje presje.

Pra kishte fakt, prove dhe zero abuzim me to, thjesht tregim!

Fatmir Xhafa nuk pergjigjej ne telefon dy ditet e para te ngjarjes;

Besoj se duke ditur qe une dyshoj pergjithesisht, jo si paranoje por si pjese e zanatit, mire beri.

Nuk me tha asgje as diten e trete kur i shkova ne zyre.

Sot, pasi kam 6 a 7 dite qe lexoj per ate ceshtje kuptoj edhe me shume!

Me vjen ndot, neveri!

Nje parti politike qe uleret per nder, dinjitet, moral, behet njesh me llumin e llumit dhe kthen ne politike nje krim banal, precedent te frikshem per lirite dhe te drejtat e qytetareve;

Dy institucione kushtetuese, Prokuroria e Krimeve te Renda e SHISH behen njesh me partine, merren perdore nga llumi i llumit dhe zhyten keq ne paligjshmeri, ne territor e zyra.

Te gjitha keto provohen boterisht para gjykates dhe perseri heshtje!

Po si ka mundësi?

Kjo eshte pabarazia ne drejtesi apo drejtesia e pabarabarte;

Keta te marrin cdo gje, deri jeten dhe perseri ekzistojne si Parti, si prokurore, si 007-ta (pikaa pikaaaa thote ajo plaka ne jug). Nuk duhet të jetë kështu!

Eshte precedenti me kriminal kur shteti-opozita eshte element kushtetues i shtetit, Prokuroria e SHISH, media doemos, cenojne kaq rende lirine kushtetuese te qytetareve”, shkruan Braçe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.